☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 95.87 ▼0.19%
ARI 4,459 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,207 ▼ -1.37% ETH $2,475 ▼ -1.48% XRP $1.3849 ▼ -3.73% SOL $101.6100 ▼ -3.15%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.87 ▼0.19 % ARI 4,459 ▼0.04 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.87 ▼0.19 % ARI 4,459 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kronika

Kontrabandë mishi dhe peshku nga Athina me autobusët e linjës Greqi-Shqipëri, arrestohet një nga shoferët, tjetri nën het

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar sasi mishi e peshku kontrabandë, të cilat ishin futur në Shqipëri përmes linjave ndërkombëtare të autobusëve që vinin nga Athina.

Në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër që drejtohej nga një 54-vjeçar tashmë i arrestuar, u gjetën 685 kilogramë mish viçi, të prerë në formë bërxollash.

Rasti tjetër ishte në autobusin e linjës Athinë-Shkodër ku në 4 kuti kartoni ishin futur 82 kilogramë e 900 gramë peshk. Shoferi, një 46-vjeçar, është vënë nën hetim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusë të linjave ndërkombëtare, uniformat blu zbuluan sasi të konsiderueshme mishi dhe peshku, të cilat dyshohet se ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të autobusit të linjës Athinë-Gjirokastër, me drejtues shtetasin A.B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan 685 kilogramë mish viçi, të prerë në formë bërxollash.

Për këtë rast, drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij u referuan veprimet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Ndërkohë, rasti i dytë u evidentua gjatë kontrollit të autobusit të linjës Athinë-Shkodër, me drejtues shtetasin D.M., 46 vjeç, banues në Elbasan.

Në këtë autobus u gjetën katër kuti kartoni, brenda të cilave kishte një sasi prej 82 kilogramësh e 900 gramësh peshk, e cila dyshohet se ishte futur kontrabandë në territorin shqiptar.

Në lidhje me këtë rast, u kryen veprimet hetimore në ngarkim të shtetasit D.M., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë.

Sasitë e mishit dhe peshkut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për vijimin e hetimeve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.