🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 17 April 2026
S&P 500 7,041 ▲0.26%
DOW 48,579 ▲0.24%
NASDAQ 24,103 ▲0.36%
NAFTA 87.76 ▼3.74%
ARI 4,807 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $75,232 ▲ +1.23% ETH $2,341 ▲ +0.48% XRP $1.4367 ▲ +1.97% SOL $87.5700 ▲ +3.02%
S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.76 ▼3.74 % ARI 4,807 ▼0.04 % S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.76 ▼3.74 % ARI 4,807 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Opinion

Dy shtëpi në fshatin e Petros

Nga ARTUR AJAZI

Luarasi, ky fshat me emër të madh dikur në kohën e Rilindjes Kombetare, kur mblidhte patriotët dhe gjuhëtarët e shqipes, Luarasi i Petro Ninit që shkriu jetën e tij për lirinë dhe gjuhën amëtare, është shkretuar. Nga 300 shtëpi deri para viteve 1990, sot atje nuk janë mbetur as 2 të tilla. Nga 1200 banorë, bujq, blegtorë dhe zanatçinj, sot në Luaras do të takosh vetëm pjestarët e dy familjeve. Ikën, morën arratinë pasi “shkeli demokracia”. Disa zbritën në Ersekë, disa në Korçë, të tjerë në Tiranë, Greqi, a gjetkë. Shitën mallin, bagëtinë, shtëpitë, disa madje i mbyllën dhe ashtu u shembën.

Luarasi i gjallërisë, begatisë, punës, bujarisë, trimërisë dhe diturisë, sot lëngon. Atje do të takosh djemtë e Sotir Stefanit, një blegtor që e la pas zanatin tek djemtë e tij, dhe një familje tjeter tek lagja e poshtme. Luarasi ka patur shkollë, qender shëndetsore, mjek, infermieri, dyqane, sallë aktivitetesh, dhe ishte ndër ish-kooperativat shembull në rrethin e Kolonjës. Çdo vit atje niseshin klasa shkollore për të vizituar shtepinë e Petro Nini Luarasit, dëshmorit të gjuhës shqipe, mësuesit dhe rilindasit që u helmua nga grekët sepse donte të shkruhej në çdo vatër gjuha e mëmës.

Dy shtëpi kanë mbetur në Luaras. Busti i Petro Ninit, është thyer, është masakruar, dhe tek pyet dike, të thotë “kjo gjë ndodhi gjatë 1997”. Shkolla e Luarasit deri para 10 vitesh kishte 7 nxenës, dhe 1 mësues, kurse sot ka, zero nxenes dhe zero mësues. Eshtë e natyrshme, në rast se fshati braktiset, nuk ka se si, të pretendosh për shkollë, klasa, mësues, etj. Por mbetet detyrim i Ministrisë së Arsimit të ringrejë muzeun e Petros, shtëpinë e Petros, bustin e Petros, pikërisht në Luaras. Pas 1992, në Kolonjë u 10 fishua ngritja e kishave orthodokse, madje edhe në fshatrat ku dikur nuk ka patur, janë ngritur kisha orthodokse. Dhe kjo ka ndodhur nën “hundën” e bashkisë Ersekes, dhe ministrive të çdo qeverie që ka ardhur pas 1992.

Qeverisja e Partisë Demokratike, mbetet pikënisja e katrahurës që ka ngjarë jo vetëm me Luarasin, por me çdo fshat të Shqiperisë. Qeverisja e pare e Sali Berishës, nisi e para startin e shkatërrimit të çdo vlere kombetare në arsim, kulturë, e duke vazhduar edhe me të tjerat. Zbrazja e fshatrave, kishte prapavijë të fortë politike. Kishte nisur zbatimi i projektit famëkeq për ta “zbrazur Shqiperinë nga Veriu dhe Jugu drejt qendrës”. Kjo ishte dhe mbetet masakër e paramenduar, e nisur nga Sali Berisha. Luarasi apo Frashëri, apo dhe fshatra të tjerë që janë vendlindje e rilindasve dhe patriotëve të mëdhenj të Shqiperisë, sot janë boshatisur, janë shkretuar, janë rrafshuar, nga çdo simbol që i identifikonte ato në memorjen kombetare.

Ka ndodhur shpesh, që shqipëtarë nga diaspora, apo dhe studiues të huaj, vijnë në Shqiperi, shkojnë në Korçe dhe Kolonjë, dhe kerkojnë të shkojnë në Luaras tek shtëpia e Petro Ninit. Por atyre u thuhet se “deri atje nuk ka rrugë, nuk ka kushte, nuk ka banesë të rilindasit pasi është shkateruar nga koha”. Dhe fakti është se për 35 vjet, në Luaras ka munguar dora e shtetit dhe kujdesi i bashkisë, për të ndertuar rrugën, dhe rindertuar banesën dhe muzeun e Petro Ninit.

A thua është rastësi? Jo, aspak, gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh me vlerat tona historike është e qëllimshme, pasi evidentohet qartazi, ndikimi i segmenteve antishqiptare sidomos në Jug, ( kryersisht në Përmet dhe Kolonjë) atje ku patriotizma dhe Rilindja Kombetare ka patur aktivitetin e dhe dëshmorët e saj kryesor në Shqiperi.

Luarasi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.