Dy të plagosur. Forcat e sigurisë izolojnë Shtëpinë e Bardhë
Mediat amerikane raportojnë se dy persona janë plagosur me armë zjarri gjatë një përplasjeje me agjentët e Shërbimit Sekret pranë Shtëpisë së Bardhë .
Sipas zyrtarit, efektivët e njësisë së Shërbimit Sekret iu përgjigjën një raportimi për një person që po qëllonte me armë në momentin kur ndodhi incidenti.
Gazetarët e CNN raportuan se dëgjuan dhjetëra të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, çka shkaktoi izolim të menjëhershëm të zonës dhe një reagim të shpejtë nga Shërbimi Sekret Amerikan.
Shërbimi Sekret deklaroi se po heton raportimet për të shtëna në zonën që ndodhet pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.
Anëtarët e trupës së gazetarëve u dërguan me urgjencë në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë. Brenda kompleksit, gazetarëve iu kërkua të qëndronin të strehuar, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret bërtisnin “shtrihuni” dhe paralajmëronin për “të shtëna me armë”.
Presidenti Donald Trump ndodhet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë. CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë, Policinë Metropolitane të Uashingtonit dhe Departamentin e Zjarrfikësve dhe Emergjencave për koment.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi në platformën “X” se agjencia “ndodhet në vendngjarje dhe po mbështet Shërbimin Sekret në reagimin ndaj të shtënave pranë territorit të Shtëpisë së Bardhë”.
“Isha duke regjistruar me iPhone një video për rrjetet sociale nga North Lawn i Shtëpisë së Bardhë kur dëgjuam të shtënat. Duket sikur ishin dhjetëra plumba. Na thanë të vraponim drejt sallës së konferencave ku po qëndrojmë tani”, shkroi ajo.
I was in the middle of taping on my iPhone for a social video from the White House North Lawn when we heard the shots. It sounded like dozens of gunshots. We were told to sprint to the press briefing room where we are holding now. pic.twitter.com/iqdQwh4soq
I dyshuari në atë ngjarje, Cole Tomas Allen, sipas pamjeve të sigurisë, kishte kaluar me vrap një pikë kontrolli sigurie me një armë gjahu në dorë dhe kishte shkëmbyer zjarr me agjentët e Shërbimit Sekret. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat për tentativë atentati ndaj Trump dhe akuza të tjera.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.