🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.34 ▲2.25%
ARI 4,117 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,630 ▼ -0.16% ETH $2,436 ▼ -0.22% XRP $1.3428 ▲ +0.62% SOL $104.7200 ▼ -1.21%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.34 ▲2.25 % ARI 4,117 ▼0.8 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.34 ▲2.25 % ARI 4,117 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Pankarta satirike në protestë, reagon Bido: U prodhua nga ‘Opinion Himara’ e Fredi Belerit për të më sulmuar!

Në protestën e 20-të të zhvilluar në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, u shfaq një karikaturë satirike, që ironizonte deputetin socialist Ardit Bido, duke nënkuptuar se ai ka përdorur origjinën e tij për të përfituar pushtet dhe favore.

Por përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bido ka theksuar se karikatura është prodhuar ‘Opinion Himara’ e eurodeputetit Fredi Beleri, me qëllim për ta sulmuar.

Bido nënvizoi se origjina e tij është nga Labëria, teksa shtoi se nuk do të reshtë së foluri për plagën kombëtare të Çamërisë, pavarësisht nëse sipas tij, disave u djeg kjo gjë.

Reagimi i Ardit Bidos:

Shihni vorioepirotistët e protestës
Kanë nxerr një karikaturë të prodhuar nga Opinion Himara e Fredi Belerit për të më sulmuar. Jeni të qartë që tezat vorioepirotiste i keni mes jush?

Për këdo që interesohet: nuk kam jetuar asnjëherë në Greqi e nuk kam bërë asnjë shkollë greke, nga “Hasan Tahsini” në Sarandë te Universiteti i Tiranës më gjeni
Cili është problemi? Që jam lab 24 karatsh e kam folur, flas, e për inat të kujtdo, do vijoj të flas për plagën kombëtare të Çamërisë

Nëse kjo i djeg Çanit, Belerit, Muçit, Qorit dhe të infiltruarve të tyre në protesta, aq më bën! Ama, sa keni këta në krah, më keni KUNDËR!!!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.