☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.94 ▲2.31%
ARI 4,558 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,541 ▲ +1.02% ETH $2,061 ▲ +2.67% XRP $1.3511 ▲ +0.81% SOL $84.0000 ▲ +1.58%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.94 ▲2.31 % ARI 4,558 ▲0.74 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.94 ▲2.31 % ARI 4,558 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Ecuria e dialogut Kosovë-Serbi, Rama takon Lajçak

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav. Lajçak.

Kryeministri Rama informoi se temë e takimit ishte ecuria e dialogut Kosovë-Serbi.

“Nju-Jork, me mikun e mirë Miroslav Lajçak, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”, u shpreh Rama, ndërsa publikon në rrjetet sociale foto nga ky takim.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai do t’i adresohet sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB me një fjalë.

Sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bën bashkë liderë botërorë, aktivistë të shoqërisë civile, protagonistë të sektorit privat dhe të rinj nga e gjithë bota, në samite të ndryshme, debate dhe dialog, në qytetin e Nju-Jorkut, për një periudhë kohe dyjavore.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe zv/president i Komisionit Europian, Joseph Borrel.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh me drejtues të lartë të OKB, liderë, politikanë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Po ashtu, Kryeministri do të marrë pjesë në disa aktivitete në kuadër të punimeve të Asamblesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.