Politika

Edhe Kryetarja e KQZ nxjerr gënjeshtrën e Berishës: Kandidati Rama, pa asnjë precedent

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi, ka përgënjeshtruar sërish ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe aludimet e tij për kandidatin e mazhorancës së Bashkinë e Dibrës. Sipas Luzit, ndryshe nga sa denoncoi Berisha përmes qytetarit dixhital, kandidati i majtë Muharem Rama ka plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe i është nënshkruar të gjitha verifikimeve ligjore duke mos konstatuar asnjë problem.

“Ligji për dekriminalizimin parashikon që KQZ-ja të bëjë verifikimin e personave që janë zgjedhur, ku përfshihen edhe këshilltarët bashkiakë, funksion të cilin kandidati në fjalë e ka ushtruar; formulari i tij i vetëdeklarimit është i publikuar në faqen e web-it të KQZ-së dhe, përveç verifikimit, ku shikohet nëse subjekti deklarues ka plotësuar ndonjë nga rubrikat e formularit apo jo, KQZ-ja i kërkon informacion Zyrës së Gjendjes Civile dhe Zyrës së Gjendjes Gjyqësore nëse personi ka pasur emra të mëparshëm apo dënime penale me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare apo jo. Informacione të cilat krahasohen me të dhënat që vetë subjekti ka deklaruar në formular. Nga ky verifikim rezulton se zotëria nuk është në kushtet e ligjit 137/2015 për heqjen e mandatit apo verifikim të thelluar nga organet e tjera ligjzbatuese”, tha Rama për “GSh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button