☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.28 ▲0.86%
ARI 4,678 ▼4.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,137 ▼ -5.21% ETH $2,170 ▼ -6.26% XRP $1.4650 ▼ -3% SOL $89.8900 ▼ -4.3%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.28 ▲0.86 % ARI 4,678 ▼4.46 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.28 ▲0.86 % ARI 4,678 ▼4.46 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Edhe Tirana Bank sekuestron ARMO-n, kreditorin më të madh të keq në Shqipëri

bbbPas Raiffeisen Bank e Albpetrol edhe Tirana Bank është vënë në radhë për të mbledhur borxhet nga kreditori më i madh më i keq në Shqipëri, ARMO. Në 3 mars, Zyra Përmbarimore Private “TDR Group” i është drejtuar QKR-së, ku, me kërkesë të kreditorit Banka e Tiranës, ka urdhëruar: Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “ A.R.M.O” dhe dorëzanësve të tij, “Anica Mercuria Refinery Associated” dhe kompanisë tjetër “Deveron Oil Albania”. Bllokimi është bërë për shkak të mosshlyerjes së një kontrate kredie të lidhur në vitin 2010 dhe me shtojcë në vitin 2011. Urdhri i sekuestros nuk e thotë shumën, por në bilancin e kompanisë për vitin 2013, huaja ndaj Tirana bank është rreth 2.8 milionë euro. Ndërsa Deveron Advisor Corp zotëron shoqërinë Oil Albania dhe konsiderohet se është person i lidhur me zotëruesit e aksioneve të shoqërisë ARMO. Deveron është krijuar në nëntor të 2013 dhe prej shkurtit të 2014 operon në rafinerinë e Ballshit.

Pak ditë më parë, një tjetër bankë, Raiffeisen nxorri në shitje përmes përmbaruesve të EPSA një pjesë të uzinës së përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO, (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), për një kredi të pashlyer prej 2.8 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro). Ankandi dështoi, pasi nuk u paraqit asnjë i interesuar dhe do të shpallet një ankand i dytë në një datë të përshtatshme. Pak ditë pas dështimit të ankandit, Albpetrol njoftoi se fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj rafinerisë së përpunimit ARMO për një detyrim 30 milionë euro. Burimet pranë kompanisë Albpetrol bëjnë me dije se vendimi është dhënë për ekzekutim të menjëhershëm dhe është krijuar si i tillë nga mospagesa e faturave për naftën e papërpunuar nga ARMO.

Huatë që ARMO i ka bankave shqiptare e të huaja (mijë lekë, sipas bilancit 2013)

FBME Bank              7,010,000

Raiffeisen bank           2,741,812

Credins bank               1,885,000

Overdraft Credins       150,323

Tirana Bank                 361,776

Të tjera                        137,000

ARMO, një histori dështimesh

ARMO, rafineria e naftës është kreditori më i madh i vetëm në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj që kanë rreth 65% të totalit të huasë në vend. Prej kohësh ARMO ndërkohë është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është eficiente, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi. Punonjësit e ARMO kanë protestuar vazhdimisht për mosshlyerjen e pagave mujore dhe disa prej tyre kanë kërkuar marrjen e parave përmes përmbarimit. Lista e sekuestrove në QKR për ARMO-n është pa fund.

Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të ARMO është ndaj bankës FBME dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro. Ndaj bankave në Shqipëri, ARMO ka kredi prej rreth 37 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave ndaj Raiffeisen dhe Credins, përkatësisht rreth 20 dhe 15.6 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të bilancit 2013.

Shuma që ARMO i ka borxh bankave në Shqipëri është sa 6% e totalit të huasë së keqe që 35 kreditorët më të mëdhenj të këqinj kanë ndaj sistemit bankar. (janë 35 kompani që kanë rreth 60% të totalit të huasë së keqe në vend, me shumën që ata u kanë borxh bankave, që arrin në rreth 600 milionë euro).

Ne gusht të 2013 Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85 për qind të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO gjatë vitit 2014 përfitoi të ardhura, si qiradhënese e dy rafinerive, si pronare e tyre. Ndonëse shteti ka ende 15% të ARMO-s, transparenca se çfarë po ndodh me rafnerinë e naftës dhe si janë krijuar këto borxhe tepër të larta, ndonëse të paktën në 2014-n dhe pjesën e parë të 2015, ajo ka pasur aktivitet, po mungon tërësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.