Bota

Egjipt, shpërthimi shkatërron 6 makina në Kajro

Një shpërthim i fuqishëm i verifikuar këtë të shtunë në Kajro të Egjiptit ka shkatërruar 6 vetura, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Sipas burimeve, makinat kanë qenë të parkuara përpara një pallati ku banojnë 3 oficerë policie dhe Qendrës së Kulturës së Omanit, për fat të mirë pa shkaktuar dëme në njerëz.

Sipas një burimi pranë forcave të sigurisë, shpërthimi ka ndodhur në Mohandesin, zonë në qendër të kryeqytetit egjiptian, në anën e majtë të lumit Nil.

I njëjti burim, që ka preferuar të ruajë anonimatin, ka saktësuar se oficerët e policisë që jetojnë në ndërtesë i përkasin Departamentit Hetimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button