🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,891 ▼ -2.66% ETH $2,186 ▼ -2.77% XRP $1.3245 ▼ -1.59% SOL $81.6300 ▼ -3.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ekaterina Trendafilova emërohet Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Ekaterina Trendafilova është emëruar kryetare e Dhomave të Specializuara. Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Pas rekomandimit të Panelit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti Emërues, Alexandra Papadopoulou,shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi zyrtarisht Kryetaren. Kryetare Trendafilova (1953) është juriste, akademike dhe gjykatëse e shquar nga Bullgaria, me përvojë të madhe në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, të drejtës penale, të drejtës procedurale penale dhe të drejtat e njeriut.
Nga marsi 2006 deri në mars 2015, Dr. Trendafilova shërbeu si gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Para detyrës si gjykatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ajo punoi si profesoreshë e drejtësisë penale në Universitetin e Sofjes, zëvendësprokurore e qarkut në Gjykatën e Qarkut në Sofje dhe shërbeu si këshilltare eksperte për standardet e të drejtës penale dhe të drejtat e njeriut në Kuvendin, Gjykatën e Lartë dhe disa ministri të Bullgarisë. Jetëshkrimin e përmbledhur të Kryetare Trandafilovës do ta gjeni në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në internet (www.scp-ks.org)”, thuhet në njoftimin për media.

Me rastin e emërimit të saj, Kryetare Trendafilova deklaroi: “Ndihem thellësisht e nderuar që u emërova Kryetare e parë e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në këtë moment të rëndësishëm, në fillimin e veprimtarisë së Dhomave të Specializuara, kam privilegjin të kryej detyrën udhëheqëse që m’u besua.

Jam e ndërgjegjshme se garantimi i zbatimit prej Dhomave të Specializuara të praktikave gjyqësore më të mira dhe i administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme si për ata që ngarkohen me përgjegjësi penale, po ashtu edhe për viktimat e krimeve që pretendohet se janë kryer, përbën përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam e përkushtuar që këtë detyrë ta kryej në mënyrë të pavarur, me vendosmëri, vrull e përkushtim të plotë. Është me rëndësi jetike që mandatin tonë ta zbatojmë në mënyrë efikase, profesionale dhe të sigurt.”

Kryetari i Dhomave të Specializuara është përgjegjës për administrimin gjyqësor të Dhomave të Specializuara dhe për funksione të tjera që i akordon Ligji. Kryetari gjithashtu kryen detyrën e kryegjykatësit të panelit të Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara.
Kryetare Trendafilova është emëruar për një mandat katërvjeçar i cili hyn në fuqi në janar 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.