Ekonomia

Ekspansioni bullgar i telekomunikacioneve në Ballkan

Shoqëria e aksionarit kryesor të Kompanisë Bullgare të Telekomunikacioneve (BTK) Spas Rusev dhe e afaristit shqiptaro-bullgar Elvin Guri blen “Telekom Albania”. Lajmin e bëri të ditur zyrtarisht pronari gjerman i operatorit të telefonisë së lëvizshme “Deutsche Telekom”, dhe i kompanisë bijë “OTE”.

Për blerjen e kompanisë së dytë për nga madhësia në tregun vendas, shoqëria e krijuar posaçërisht për këtë qëllim “Albania Telecom Invest” do të paguajë 50 mln. euro, pohon me një deklaratë shitësi – grupi “OTE” në Greqi, i cili po kontrollon“Telekom Albania”. Spas Rusevi e ka pronësinë e paketës kontrolluese të shoqërisë, kurse pronari i pjesës tjetër është Elvin Guri – i njohur në Bullgari si themeluesi i Jet Finance, menaxheri i një fondi të investimeve dhe financier me shumë vite eksperiencë.

Marrëveshja është finalizuar me mjete nga dega shqiptare e Bankës së Parë të Investimeve. Pritet se ajo do të bëhet fakt brenda pjesës së parë të vitit 2019 pas marrjes së lejeve të domosdoshme nga organet rregullatore dhe pas marrjes së financimit, thuhet në deklaratë. Ndoshta pronarët bullgarë do të kenë nevojë për disa vite për të përmirësuar gjendjen financiare të kompanisë shqiptare.

Shitja e “Telekom Albania” përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri. Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionarët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm”, tha Presidenti dhe njëherazi Drejtori Ekzekutiv i OTE z. Michael Tsamaz.“Blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e kompanisë dhe kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas” – shtoi ai.

Ky është hapi im i parë në përpjekje të konsolidimit të tregut ballkanik të telekomunikacioneve”, komentoi Spas Rusev për gazetën “Kapitall” dhe vazhdoi: “Kur para pak kohe u takova me shefin ekzekutiv të “Deutsche Telekom”, folëm për mundësinë për blerjen e të gjitha kompanive të tyre ballkanike. Në Rumani ato kanë 2 – ish kompania shtetërore e telekomunikacioneve dhe një operator i telefonisë së lëvizshme. Po zhvillojmë negociata për to – dua t’i blej të dy, sepse kjo është tendenca në treg – të zotërosh edhe infrastrukturën edhe operatorin”. Sipas mediave rumune asetet e kompanisë gjermane në tregun vendas janë 1 mlrd. euro. “Po vazhdoj negociatat me “Deutsche Telekom” për shoqërinë e tyre në Rumani, ku për shkak të madhësisë së marrëveshjes marr pjesë me partner. Më vonë parashikoj dhe negociata për Maqedoninë” – shtoi zoti Rusev. Për gazetën “24 orë” ai pohoi se po negocion edhe për aktivet e “Deutsche Telekom” në Greqi.

Jam i impresionuar nga zhvillimi ekonomik dhe politik i Shqipërisë dhe mendoj se për disa vite si pronarë të operatorit të telekomunikacioneve atje do të mund të tregojmë rezultate shumë të mira” – është i bindur Spas Rusev.

Kam një kohë që mendoj të investoj në Shqipëri. Duke qenë se kam 27 vjet që jam larguar, e konsideroi si detyrim moral të gjej mënyrë dhe mjete për të investuar në vendin tim. Sot Shqipëria është një destinacion i qetë dhe tërheqës për investime, sidomos për dikë si unë” – thotë Elvin Guri, i cituar nga “Top Cannel”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button