☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 97.00 ▲1.54%
ARI 4,866 ▼2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,387 ▼ -1.9% ETH $2,236 ▼ -3.53% XRP $1.4652 ▼ -2.79% SOL $90.3600 ▼ -3.49%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 97.00 ▲1.54 % ARI 4,866 ▼2.85 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 97.00 ▲1.54 % ARI 4,866 ▼2.85 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eksperti i Ekonomisë: Koncesioni në Tatime do të ketë fatin e Rapiscan

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi mendon se koncesioni për menaxhimin e sistemit IT të Tatimeve do të ketë fatin e koncesionit të Doganave. Kompania Rapiscan i merr miliona euro shtetit shqiptar, ndërsa kryen vetëm skanimin e kalimit të mallrave në doganë.

“Personalisht jam i mendimit se një shërbim i tillë i rëndësishëm shtetëror nuk është i nevojshëm të koncesionohet, më ngjan më shumë si një “qokë” apo shpërblim qeveritar për lobistë a kontribuues të mëdhenj fushatash, pa ndonjë lidhje me qëllimin e shpallur zyrtarisht të ndërmarrjes së këtij hapi. Por kjo do të sqarohet në ditët që vijnë…”, thekson ai.

Ai shprehet se qeveria mund të importojë çfarëdo lloj teknologjie të informacionit që dëshiron.

“Qeveria nuk ka asnjë pengesë që ta importojë teknologjinë në fjalë, të trajnojë stafet përkatëse mbi përdorimin e saj si dhe të pajtojë, p.sh., një kompani të huaj të specializuar në këtë fushë, për shërbimin e mirëmbajtjes së teknologjisë gjatë kohës së përdorimit të saj”, thotë për Monitor Preçi, ish-ministër.

Ai deklaron se në një shtet të dobët si Shqipëria, oligarkët kontrollojnë veprimtarinë e Kuvendit dhe diktojnë jetën ekonomike. Sipas tij, privati është gjithnjë i ftuar dhe ky nuk është problemi. Problemi qëndron-mendon eksperti-nëse ky fitim vjen nga respektimi i “rregullave të lojës së ekonomisë së tregut” nga konkurrenca, investimi, dija apo thjesht falë lobingut politik.

“Shqipëria mbetet një vend ku askush nuk mban përgjegjësi për dëmin që ju shkaktojnë interesave publike vendimmarrje të gabuara apo për interesa klienteliste të institucioneve të mandatuara për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit. Jam dyshues se edhe ky koncesion do të përsëritë “dobinë” dhe “përfitimet” e njohura të Rapiscan…”, shton ai.

Marrë nga Gazeta Dita 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.