☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,766 ▼ -0.07% ETH $2,478 ▲ +0.85% XRP $1.4172 ▲ +1.26% SOL $103.4600 ▲ +1.65%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Kronika

Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, foli në lidhje me përplasjen mes biznesmenëve në Vlorë për çështjen e tokës, teksa tha se Radhima ishte vetëm “maja e ajsbergut” e problematikave që lidhen me pronat në Shqipëri.

Sipas Softës, rreth 10-11 mijë persona janë vrarë në Shqipëri për shkak të konflikteve të pronës, që nga fillimi i demokracisë deri në ditët e sotme. Ai tha se kjo shifër tregon përmasat e problemit që lidhet me pronësinë në vend.

“Radhima ishte maja e ajsbergut të problematikave që ka për pronat. Në qoftë se do kërkojmë statistika, nuk e di, mundohesh të kërkosh, po të paktën aq sa gjeta janë rreth 10.000-11.000 të vrarë vetëm për konfliktet me pronën, nga fillimi i demokracisë dhe deri në ditët e sotme”, tha ai.

Softa u shpreh se konfliktet për pronat kanë sjellë pasoja të rënda sociale, duke çuar në prishjen e familjeve dhe konflikteve mes fiseve.

“11.000 të vrarë në Shqipëri nga prona, problemet e pronës. Janë prishur familje të tëra për konflikte me pronën, janë prishur fise. Kemi konflikte të cilat kulmojnë midis dy bizneseve të mëdha në konflikt, prapë përsëri për pronën, dhe konflikte të tjera të cilat kanë ndodhur prapë në mënyrë indirekte kanë përsëri problemin e pronës”, tha Softa.

Sipas ekspertit, çështja e pronës mbetet një problem madhor që ende nuk është zgjidhur nga shteti dhe shoqëria shqiptare.

“Kështu që ky është një problem madhor që ne ende nuk e zgjidhëm si shtet, nuk e zgjidhëm si shoqëri dhe vazhdojmë ta mbartim këtë gjë, duke u trashur në momente të caktuara, pikërisht kur interesat ekonomike për pronën vijnë në këto nivele, siç është kjo sipërfaqe që dëgjova, një sipërfaqe e konsiderueshme ku përfshihen interesa të tjera të vogla ekonomike të të gjithë atyre”, tha ai.

Softa theksoi se problematikat e pronësisë janë të shtrira në të gjithë territorin, ndërsa konfliktet janë shtuar edhe për shkak të interesave ekonomike dhe politike ndër vite.

“Nuk besoj se ka pasur 1 cm tokë në këtë vend, përveç tokës shtetërore, që të mos ketë pasur një pronar. Dhe për tokën shtetërore pastaj kanë nisur interesat e grupeve dhe të interesave të politikave ndër vite, ku këto kanë prodhuar pikërisht këtë që themi sot: konflikt”, tha Softa.

Eksperti e cilësoi zgjidhjen e çështjes së pronës si një element të rëndësishëm edhe për sigurinë kombëtare.

“Prandaj është shumë e rëndësishme kur themi elementet e sigurisë kombëtare, baza është prona, sepse pa zgjidhur problemin e pronës dhe të pronësisë nuk mund të zgjidhësh dot probleme të cilat janë sot dhe agravojnë pikërisht për shkak të këtyre konflikteve që vijnë nga ekonomia”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.