☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,856 ▲ +0.22% ETH $2,478 ▲ +0.95% XRP $1.4186 ▲ +1.3% SOL $103.7100 ▲ +2%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Kronika

“Flakë apokaliptike”, flet Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Himarës: Zjarri u përhap për 20 minuta

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën foli Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria, i cili e cilësoi situatën e krijuar nga zjarri i ditës së djeshme si apokaliptike.

“Flakë apokaliptike mund ta quajmë. Për herë të parë që ndodh diçka e tillë në Himarë. Edhe të vjetrit me të cilët kemi folur thonë që ka mbi 40-50 vjet që nuk kanë parë flakë të tilla në zonë. Kështu që realisht ka qenë një natë e vështirë për të gjithë ne”, tha Gjikuria.

Ai bëri me dije se, fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa grupet e punës të ngritura nga Bashkia Himarë kanë nisur evidentimin e dëmeve në territor.

“Fatmirësisht qytetarë të lënduar nuk kemi. Për sa i përket evidentimit të problematikave, qysh sot në mëngjes kryetari i bashkisë ka ngritur grupet e punës për evidentimin e dëmeve në territorin e prekur nga flakët. Deri tani janë konfirmuar tre banesa të cilat janë djegur, si dhe tre ambiente të tjera, të cilat kanë qenë ambiente ndihmëse, magazina ose ambiente të pabanuara.”

Sipas tij, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në bujqësi, ndërsa janë konfirmuar rreth 40 koshere bletësh të djegura. Gjikuria tha gjithashtu se ka pasur dëme në rrjetin e ujësjellësit dhe në rrjetin elektrik.

“Ka një dëm shumë të madh për sa i përket rrënjëve të ullirit, janë mijëra. Nuk kemi një numër të saktë në këtë moment. Të konfirmuara kemi rreth 40 koshere bletësh që janë djegur, që na i kanë thënë pronarët e tyre. Normalisht që pritet çdo lloj sinjalizimi edhe nga personat e dëmtuar për sa i përket pjesës së pronës te grupi përkatës.”

Sa i përket furnizimit me ujë, ai tha se është rikuperuar mbi 95% e problematikës, ndërsa për shkak të errësirës puna është ndërprerë dhe pritet të vijojë gjatë ditës.

“Ka pasur dëme në rrjetin e ujësjellësit dhe në rrjetin elektrik. Angazhimi nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellësit të Vlorës në situatën e caktuar, deri në këtë moment, ka rikuperuar mbi 95% të problematikës, por për shkak të errësirës nuk kanë pasur mundësi të vazhdojnë punën, kështu që besoj se nesër do të mbyllin edhe ato pak probleme që kanë ngelur.”

Ndërkohë, për furnizimin me energji elektrike, Gjikuria tha se vetëm dy familje kanë mbetur pa energji.

“Për sa i përket furnizimit me rrymë elektrike, kanë ngelur vetëm dy familje në këtë moment që nuk kanë pasur mundësi që të lidhen. Edhe kjo për shkak të errësirës, duke qenë se vjen errësira, është pak e vështirë që të punohet në terren.”

Gjikuria shpjegoi edhe se si nisi zjarri dhe se përhapja e flakëve ka qenë e menjëhershme për shkak të erës së fortë.

“Zjarri ka nisur tek pjesa e quajtur ‘1 Maj’. Për shkak të erës së fortë në atë orë është përhapur brenda 20 minutash, ka marrë përmasa të pakontrollueshme, të jemi të sinqertë.”

Ai bëri me dije se në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhjetëra mjete dhe qindra forca.

“Përveç punës së paparë që ka bërë gjithë trupa jonë e zjarrfikësve dhe gjithë zjarrfikësit e tjerë, mos harroni që në Himarë kanë ardhur 21 makina zjarrfikëse, mbi shtatë autobote nga bashki të ndryshme të territorit. Ka pasur mbi 300 trupa ndihmëse, sepse 170 ishin trupa zjarrfikëse.”

Sipas tij, gjatë natës është përdorur edhe droni “Bayraktar”, ndërsa me dritën e parë të mëngjesit ka nisur ndërhyrja nga ajri.

“Droni Bayraktar ka bërë punën e tij gjatë natës, sepse e kuptoni që në atë terren nuk ka qenë shumë e kollajtë që të kontrollosh gjithë situatën dhe me rrezet e para të dritës sot në mëngjes ka qenë edhe ndërhyrja ajrore, e cila realisht ka dhënë një ndihmë shumë të madhe.”

Gjikuria tha se gjatë natës shqetësimi kryesor ka qenë përhapja e flakëve drejt zonave të banuara, por situata është mbajtur nën kontroll.

“Gjatë natës ka qenë një sfidë e tmerrshme për sa i përket kontrollit të situatës, pasi kishim frikë se edhe Piluri i Lartë do të merrte zjarr, por fatmirësisht gjithë trupa e zjarrfikësve ka qenë shumë vigjilente dhe në kontroll.”

Në lidhje me situatën aktuale, ai tha se nuk ka më vatra që rrezikojnë drejtpërdrejt zonat e banuara, pronat apo njerëzit.

“Ne jemi gati për çdo lloj skenari, të jemi të sinqertë. Qendra e mikpritjes, e mirëpritjes dhe e evakuuarve ka qenë aktive. Nuk ka pasur nevojë të përdoret, të jemi të sinqertë, pasi edhe ata 30 veta që u evakuuan kanë vajtur tek të afërmit e tyre. Në këtë moment nuk ka vatra zjarri të cilat rrezikojnë zonë të banuar, prona ose njerëz. Janë vatra zjarri që janë në zona të mënjanuara dhe në largësi dhe ato realisht përreth kanë zonë të djegur, kështu që nuk është diçka e cila është shqetësuese.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.