Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.33 ▼1.28%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,434 ▲ +1.24% ETH $2,142 ▼ -0.58% XRP $1.4480 ▼ -0.01% SOL $89.1900 ▲ +0.19%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.33 ▼1.28 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.33 ▼1.28 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet e pesëvjeçarit, kurba nis uljen më 2015

Partneri me peshën më të madhe në eksportet me Shqipërinë është Italia e cila zë 50,9 % në vitin 2015. Partneri i dytë tregtar në eksporte për vitin 2015, është Kosova e cila zë 8,6 % të eksporteve. Eksportet me Spanjën gjatë vitit 2015 zënë 5,2 % të eksporteve…
Insituti i Statistikës raportoi sot se gjatë periudhës 5-vjeçare (2011-2015) vihet re që trendi ka qënë në rritje për eksportet, përveç vitit 2015 ku kemi ulje të eksporteve, ndërsa për importet ka qënë me luhatje (ulje dhe ngritje).

Gjatë kësaj periudhe vërehet një rritje mesatare vjetore e eksporteve me 8,9 %. Në rastin e importeve kemi një ritëm rënës në vitet 2012-2013 ndërsa rritje në vitet e tjera. Për periudhën 2011-2015, rritja mesatare vjetore është 2,9 %.
Gjatë kësaj periudhe defiçiti tregtar është përmirësuar, duke shënuar ulje mesatare vjetore me 0,5 %.

Grup produktet që zënë një pjesë të konsiderueshme në eksportet shqiptare për periudhën 5-vjeçare janë eksportet nga përpunimi aktiv i produkteve tekstile dhe këpucët.

Për vitin 2015 më të eksportuara janë grupet e produkteve: “Produkte minerale” me 26,5 %, “Tekstilet dhe artikujt prej tyre” me 18,9 %, “Veshjet e këmbëve” me 18,2 % dhe “Metale bazë dhe artikujt prej tyre” me 14,1 % të eksporteve.

Gjatë periudhës 2011-2015, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Kosovës, Spanjës dhe Maltën. Në krahasim me pesë vite më parë, harta e eksporteve shqiptare duket se është diversifikuar ndjeshëm.

Në vitin 2015 eksportet me Italinë zunë 50,9 % të eksporteve nga 53,3 % që zinin në vitin 2011; me Kosovën zunë 8,6% të eksporteve nga 7,4 % që zinin në vitin 2011; me Spanjën zunë 5,2 % të eksporteve nga 3,6 % që zinin në vitin 2011; me Maltën zunë 4,6 % të exporteve nga 2,4 % që zinin në 2011

Partneri me peshën më të madhe në eksportet me Shqipërinë është Italia e cila zë 50,9 % në vitin 2015. Partneri i dytë tregtar në eksporte për vitin 2015, është Kosova e cila zë 8,6 % të eksporteve. Eksportet me Spanjën gjatë vitit 2015 zënë 5,2 % të eksporteve.

Partneri i katërt tregtar për nga pesha e eksporteve është Malta e cila zë 4,6 % të eksporteve gjithsej në vitin 2015. Më tej, në strukturën e eksporteve në vitin 2015 për nga pesha, vijojnë Greqi me 3,9 %, Gjermania me 3,1 %, Turqia me 2,9 %, Kina me 2,7 % etj.

Në vitin 2015 eksportet me vendet e BE zënë 75,3 % të eksporteve duke u rritur 27,4 %, krahasuar me 2011; ndërsa eksportet me vendet e CEFTA (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë- Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zënë 14,2 % të eksporteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.