☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,368 ▲ +0.73% ETH $2,066 ▲ +0.76% XRP $1.3149 ▼ -0.01% SOL $80.8100 ▲ +0.74%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Ekuador, vijojnë kërkimet për të mbijetuar. Tashmë 480 të vdekur

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në Ekuador, ku tërmeti prej 7,8 ballësh i së shtunës shkaktoi nëj katastrofë të vërtetë njerëzore. Autoritetet vendase thanë se, bilanci i viktimave ka shkuar në 480, por fatkeqësisht nuk pritet që kjo të jetë shifra përfundimtare. Ndërkohë, 107 të tjerë rezultojnë të zhdukur, si dhe mbi 4600 të plagosur.

Mediet bëjnë me dije se zona të tëra në vend janë rrafshuar nga tërmeti dhe dyshohet se, me dhjetëra e mbase edhe qindra njerëz të tjerë mund të kenë mbetur nën rrënoja. Tërmeti goditi zonat bregdetare të Paqësorit në Ekuador dhe u konsiderua si lëkundja sizmike më e madhe në dekadat e fundit për këtë vend.

Ndërkohë, ndihma të shumta nga e gjithë bota janë nisur dhe po mbërrijnë në Ekuador në kuadër të përpjekjeve për t’u përballur me pasojat e tërmetit. Ekonomia e Ekuadorit s’është në momentin e saj më të mirë, për shkak të rënies së vazhdueshme të çmimeve të naftës, ndaj dhe çdo ndihmë është e mirëpritur, duke llogaritur që dëmet janë me miliarda dollarë.

Veç kërkimit për të mbijetuarit, shpresa për të cilët pakësohet nga ora në orë, problem tjetër emergjent për autoritetet lokale në zonat e goditura më rëndë është trafiku tejet i rënduar. Tërmeti dëmtoi shumë rrugë dhe shkatërroi dhjetëra mbikalime, duke paralizuar thuajse plotësisht lëvizjen, diçka që ndikon drejtpërdrejt në shpejtësinë e operacioneve dhe cilësinë e ndihmës për të pastrehët, që janë me mijëra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.