🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,506 ▼0.13%
NASDAQ 21,878 ▲0.17%
NAFTA 111.53 ▲11.4%
ARI 4,695 ▼2.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,845 ▼ -1.82% ETH $2,063 ▼ -3.38% XRP $1.3069 ▼ -3.07% SOL $78.9000 ▼ -5.12%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,506 ▼0.13 % NASDAQ 21,878 ▲0.17 % NAFTA 111.53 ▲11.4 % ARI 4,695 ▼2.45 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,506 ▼0.13 % NASDAQ 21,878 ▲0.17 % NAFTA 111.53 ▲11.4 % ARI 4,695 ▼2.45 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Elvin Guri dhe Spas Roussev me projektin ambicioz mbi telekomunikacionin

Viti 2019 nis me një investim shumë të rëndësishëm në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri.
Spas Roussev, biznesmeni ambicioz bullgar që operon me sukses prej vitesh në tregun bullgar, tashmë pritet të marrë drejtimin e një prej kompanive më të njohura në Shqipëri, Telekom Albania. Së bashku me të në këtë projekt është dhe Elvin Guri, një biznesmen shqiptar që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij si biznesmen në Bullgari. Sigurisht që nuk është rastësia ajo që i bëri bashkë ne këtë investim dhe projekt ambicioz.

Spas Roussev është aksioneri më i madh dhe drejtuesi i Vivacom, kompanisë së telefonisë celulare që ka 30% të tregut në Bullgari. Njohja dhe bashkëpunimi me biznesmenin Elvin Guri ka qenë dhe shtysa për të nisur një projekt të ri në Shqipëri, me synimin për ta shtrirë më tej edhe në rajonin e Ballkanit.

Siç thotë dhe vetë Roussev në një intervistë për Opinion; “Një nga sukseset e Vivacom është se menaxhohet nga menaxherë lokalë. Largimi i Deutsche Telekom nuk është rasti i parë i një kompanie të madhe e cila vjen në Ballkan. Dhe ato nuk largohen sepse ambjenti ekonomik dhe ligjor nuk është i mirë mjaftueshëm për biznesin, por sepse në Ballkan kemi specifikat tona, duhet njohur kultura jonë, duhet ti pershtatesh kësaj të fundit në mënyrë që të arrihet sukses”.

Elvin Guri nga ana e tij nuk e fsheh faktin që një nga arsyet që e ka shtyrë në këtë projekt është vendlindja. Ai është i qartë se veç investimeve dhe risive ne shërbimet ndaj klientëve, mbështetja në burimet njerëzore vendase do të jetë dhe një nga çelsat e suksesit të kësaj ndërmarrje.

Bashkëpunimi pritet të japë frytet e para pas një periudhe të shkurtër, ndërsa vetë Roussev duke iu referuar investimit tek Vivacom jep mesazhin se; “ne investohemi thellësisht në përmirësimin e cilësisë së rrjetit, dhe kjo nënkupton cilësi më të lartë të shërbimeve dhe produkteve. Që nga momenti që i shërbejmë 30% të tregut bullgar, ne kemi rrjetin më të mirë, internetin më të shpejtë, IPTV, ndaj dhe këtë eksperiencë dhe dije, krahas me ambicjen tonë, do ti sjellim këtu. Telekom Mobile është numri dy dhe unë kam përvojën ta çoj nga pozicioni sekondar në atë parësor”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.