Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,561 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,439 ▲ +1.32% ETH $2,054 ▲ +2.86% XRP $1.3488 ▲ +1.13% SOL $84.0600 ▲ +2.18%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,561 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,561 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

Ëndrra e re e kombëtares nis sot me Portugalinë

Një cikël i ri nis sonte për kombëtaren shqiptare. Edhe pse me të njëjtin trajner dhe me disa lojtarë të konfirmuar, sidomos në prapavijë, duket se nis një epokë e re për kuqezinjtë.

xhani de biazzi-1370700206

E themi këtë sepse pritet që sonte në fushën e lojës jo vetëm të ketë debutime, por edhe lojtarë të tjerë që në ndeshje zyrtare janë aktivizuar pak ose aspak. Sidomos në mesfushë dhe në sulm, duket se Shqipëria është bërë nga e para. Pavarësisht grupit të fortë ku bën pjesë ekipi ynë kombëtar, duket se është krijuar një frymë optimizmi, të paktën për ndeshjen e parë. Që nga trajneri De Biazi, për të vijuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ish-futbollistët e kombëtares, por edhe ata aktualë, duket se kanë besim se mund të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë sonte me Portugalinë, ndeshje e cila do të nisë në orën 20:45.

BESIMI
Të besosh në fitore është gjë e mirë, karikon edhe tifozët, luan pa ndrojtje dhe plot arsye të tjera. Por pse beson kjo kombëtare, pse beson trajneri De Biazi dhe vetë protagonistët që do të zbresin në fushën e lojës? Po të shohësh emrat, publikut nuk i jep shumë besim se kjo skuadër mund të shkojë përpara. Por po të shohësh moshën, ambicien, grintën që ata kanë paraqitur me skuadrat e tyre, të bën të besosh më shumë. Shto këtu edhe eksperiencën e lojtarëve të tillë, si Berisha në portë, Cana, Mavraj e Agolli në mbrojtje, që nuk tremben nga rivalët, cilido qoftë, besimi rritet edhe më shumë. Mbështetja e FSHF-së gjithashtu është maksimale. Shanset janë të vogla në grupin ku bën pjesë Shqipëria, por nëse niset mbarë, shanset shtohen. Vlerësimi maksimal që i ka bërë Portugalia kësaj ndeshjeje të bën të mendosh se ata kanë frikë nga një tjetër blof me shqiptarët. Dhe kjo stepje e tyre favorizon kuqezinjtë tanë, të cilët nuk kanë çfarë të humbin në Portugali, madje do të quhen sërish heronj nëse marrin një tjetër rezultat pozitiv në tokën luzitane.

FORMACIONI
De Biazi duket se nuk ka më dilema për formacionin. Lojtarë si Lila, Kaçe, Gashi, Salihi e Kapllani përfundojnë në stol, ndërsa për herë të parë do t’i jepet besim sulmuesit shkodran Bekim Balaj. Ky i fundit pritet ta nisë titullar, duke fituar duelin me patriotin e tij, Salihi, forma e të cilit nuk e ka bindur teknikun italian. Me Etrit Berishën të padiskutueshëm në portë, mbrojtja ka pësuar vetëm një ndryshim nga ndeshjet e kaluara. Në të djathtë Hysaj i ka zënë vendin Lilës, që nuk ka formën maksimale. Në pozicionet e tjera konfirmohet Cana dhe Mavraj në qendër, ndërsa Agolli në të majtë. Tre do të jenë lojtarët të rreshtuar përpara mbrojtjes. Bëhet fjalë për Xhakën, Kukelin dhe Abrashin. Me një mesfushë të ngjeshur, italiani u ka besuar nga krahët Roshit dhe Lenjanit. De Biazi ka projektuar një skemë 4-5-1. Në fazën mbrojtëse varianti taktik kthehet edhe në 5-4-1.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.