Ekonomia

Energjia nga dielli, qeveria “zero” TVSH për makineritë dhe pajisjet tek fotovoltaikët

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të ketë sërish ndryshime. Pas futjes në skemë të biznesit të vogël me xhiro nga 2-5 milionë lekë qeveria ka vendosur të rishikojë listën e përjashtimeve duke e zgjeruar atë me dy kategori. Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj gjatë një takimi me bizneset në Shkodër u shpreh se në vijim qeveria do të vijë me dy propozime që lidhen me incentivat në sektorin energjetik dhe në bujqësi.

“Vetëm javës që vjen do bëhen dhe dy vlerësime të rëndësishme fiskale, një për industrinë elektroenergjitike për fotovoltaiket, ku TVSH për makineritë dhe pajisjet bëhet zero, dhe një tjetër për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, ku nëpërmjet instrumentit fiskal dhe procedural do të trajtohet një ndërmarrje bujqësore si një fermer, pa ngarkesë TVSH-je” tha Ahmetaj.

Përjashtimi nga TVSH-ja apo zerimi i këtij detyrimi për fotovoltaikët vjen në kushtet kur ky sektor po merr gjithmonë e më shumë vëmendje dhe interes. Një politikë të ngjashme ka ndjekur edhe ish-Kryeministri Berisha i cili do të përjashtonte nga TVSH-ja gjithë makineritë dhe pajisjet që përdoreshin për ndërtimin e hidrocentraleve por duke vendosur si kusht vlerën e investimit.

Ministri Ahmetaj nuk ka dhënë detaje të mëtejshme nëse përjashtimi për pajisjet dhe makineritë që përdoren tek fotovoltaikët do të ketë si kriter masën e investimit por kjo pritet të shihet në vijim.

Aktualisht nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë janë dhënë disa autorizime ndërkohe që po këtë vit pritet që të zhvillohet ankandi I parë për centralin e parë fotovoltaik që po asistohet në çdo hap nga ana e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në prill të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji  për burimet e energjisë së rinovueshme çka solli një lumë aplikimesh pranë Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë për parqe fotovoltaike deri në 2 MË që sipas legjislacionit miratohen vetëm më autorizim të ministrisë. Aktualisht qeveria ka rishikuar planin e veprimit për energjinë deri në vitin 2030 si dhe strategjinë për sektorin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button