Opinion

Engjëll Agaçi nuk ishte Ëngjëll kaçaku

Nga YLLI DYLGJERI

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për herë të parë përballë akuzave mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engëll Agaçi, një ditë pasi në parlament Sali Berisha pretendoi se Agaçi ishte arratisur në Itali dhe SPAK i kishte sekuestruar laptopin apo “kutinë e zezë”.

Rama sqaron se këto janë sajesa të ‘bufit të kënetës’, ndërsa Agaçi ndodhet në Itali për arsye shëndetësore, pa i publikuar Atij një Raport mjekësor apo një dokument tjetër spitalor!

Kryeministri doli serish sot, dhe pasi i bën CV-në Engjell Agaçit, duke na prezantuar erudicionin e Tij profesional në vendin më të korruptuar të Evropës, na njeh me diplomën italiane, dekorimin dhe arritjet Agaçi në pozicionin e Tij më të lartë Civil. Dhe si të mos kishin ndodhur tëre ato akuza drejtpërdrejtë për Të, fyen e shan si pijanecët gazetarët dhe Udhëheqësin e Opozitës.

Po denoncimet e derisotme të shtypit për Agaçin janë e zeza mbi të bardhë:

Kanabizimi i Shqipërisë, vjedhja me Inceneratorët, korrupsioni, kriminalizimi i pushtetit, janë projekte të hartuara, të mbështetura dhe zbatuara me dijeninë e plotë të Edi Ramës.

Tashmë është e qartë për çdo shqiptarë se si Edi Rama përmes këtyre projekteve kriminale, ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, përmes blerjes së votave dhe përdorimit të kriminelëve në zgjedhje.

Akuzat e bëra nga PD po faktohen çdo ditë. Së fundi këto u thanë edhe në Kongresin Amerikan.

Projekti i kabanizimit të vendit, ishte me mbështetjen dhe dijeninë e plotë të Edi Ramës.

Ish-gjenerali i Guardia Di Finances, Fabrizio Lisi, i arrestuar në Itali, ka qenë pjesë e Guardia di Finanzia në kohën kur vendi u mbulua nga kanabisi dhe shifrat manipuloheshin.

Dhe për këtë, me ndihmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ai ka përfituar më shumëse 3 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.

Pra, kësaj skeme kriminale i ka shërbyer sekretari i përgjithshëm i Edi Ramës, Ëngjëll Agaçi.

Sot ish-gjenerali i Guardia Di Financës, Fabrizio Lisi, dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë në burg.

Lidhjet e Agaçit me gjeneralin e korruptuar italian, tashmë i arrestuar, janë provë se vetëm një njeri me pushtet absolut pranë Edi Ramës, mund të ndërmarrë veprime të tilla kriminale.

Dhe nëse kemi sot një largim vullnetar apo për arsye të tjera shëndetësore etj,

vendi i Tij i punës,

sipas Ligjit të Shërbimit Civil bëhet me shpallje si vënd i lirë i punës. Ja ç’thotë Ligji zoti Kryeministër:

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

KONKURS I HAPUR PËR PRANIM NË KATEGORINË E NËPUNËSVE CIVILË TË LARTË DREJTUES

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 21, dhe Kreu VI-“ Nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues”, neni 32, “Pranimi i nëpunësve civilë të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND”.

Por Kryeministri i vendit për interesat e Tij nuk njeh as ligj as etikë. Nëse ky vend u bë kënetë u bë vetëm nga administrimi i Tij dhe i Sekretarit të Përgjithshëm të Tij. Në kënetë e Tij po hanë zhapikët e zhabat njëri tjetrin.

Pos mos zhvilloheshin ngjarjet si në kënetë nuk do kishim një tabor me ministra, drejtorë, deputetë, specialistë apo politikanë sot në qeli e me detyrim paraqitje në SPAK.

Ku ishe ti bufi Rama që nuk i pe këto vjedhje? Ti sheh dhe 4 vargje në FB e nuk sheh thasët me paratë e mykura.

Engjëll Agaçi është prodhim yt.

Ai ka targën: Edvin Rama, KRYEMINISTRI

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button