Politika

Enigma/ Si u zhduk dhe u rishfaq Belinda Balluku

Permbytjet që nxorren nga strofkulla Ballukun. Çfarë e shtyu zv/kryeministren të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur

Ndërkohë që deputetët e opozitës organizonin një shou përpara derës së komisionit të mandateve dhe imunitetit, që po mohon ti hapë rrugë arrestimit të kërkuar nga SPAK-u për Belinda Ballukun kjo e fundit u shfaq në frontin e betejës kundër përmbytjeve, në Novoselë të Vlorës.

Në paraqitjen e zëvendës kryeministres së pandehur nuk kishte asgjë të rastësishme. “Mis en scene” ishte e përgatitur me kujdes. Të gjitha mediat ishin porositur që të qenë prezente.

Peut être une image de une personne ou plus, foule et textePeut être une image de une personne ou plus

Vetë gruaja më e komentuar e këtyre ditëve kishte adaptuar look-un e njeriut që gjendet në krye të punëve: flokë të parregulluara, thjeshtë të mbledhura nga pas, një xhup të madh, si për të gjithë ata që i kalojnë këto ditë të lagështa dhe të ftohta jashtë dhe këmbë të mbathura me kambale.

I njëjti mesazh, ai i njeriut që ka në duar frenat e situatës, përcillej edhe nga faqja zyrtare e Ballukut në Facebook. Që nga mëngjesi i kësaj të enjteje e deri në orët e para të pasdites, plot pesë postime. Po ashtu edhe dje, tre të tilla. Ndërkohë që po të zbresësh pak më poshtë, në murin e faqes së saj në Facebook gjen dhe pesë ditë të tëra heshtje të plotë, së paku që nga koha që ajo u mor e pandehur. Ajo filloi të shkëlqejë me mungesën e saj edhe në sallën e kuvendit edhe me shmangjen e mediave. Për një kohë të gjatë që kur filloi të diskutohej pezullimi e më pas masa për arrestimin e saj, zv/kryeministrja ishte zhdukur. Edhe zyrat e ministrisë së transportit dhe energjitikës gjatë kësaj kohe kanë qenë të vdekura. “Koridoret janë të zbrazta, asnjeri nuk vjen më të trokasë në zyra. Edhe biznesmenët edhe ata që më parë mbanin radhë tani i shmangen si një kurrthi të përgjuar atyre ambjenteve. Askush nuk vjen me ndonjë propozim të ri, madje edhe ata që kanë ndonjë hall nuk e marrin mundimin të shkojnë se e janë nuhatur që aty nuk merren më vendime” tregoi para pak ditësh për Lapsi.al një ish punonjës deri para pak kohësh në këtë ministri.

Po atëhere çfarë ndodhi? Pse u ribë kaq papritur prezente numri 2 i Edi Ramës? Pse u shfaq ajo ditët e fundit në publik me ritmin e njëherë e një kohe?

Eshtë vështirë të mendosh se Balluku ka ndryshuar strategjinë që e kishte mbajtur atë të tërhequr, që pas mandtatës që i erdhi nga drejtësia. është po ashtu e pamundur që ajo ta ketë flakur tej turpërimin dhe njollën që filloi me pezullimin e më pas me kërkesën e masës për arrest.

Më e mundshme është që shefi i qeverisë ta ketë urdhëruar atë të dalë në terren për përmbytjet, për të ruajtur sadopk nga alibitë që i tha publikut për ditë të tëra, për domosdoshmërinë e qëndrimit të saj në detyrë, menjëherë pasi Bela u pezullua nga SPAK. Rama filloi një fushatë për të treguar se puna e qeverisë po pengohej, se integrimi evropian po bllokohej, se linja ajrore me Kanadënë s’po firmosej se emërimet në institucione të rëndësishme kishin mbetur pezull.

Tani, kur plasën përmbytjet në mbarë vendin dhe kur Gjykjata Kushtetuese vendosi tia heqë pezullimin, nëse zv/kryeministrja vijonte të rrinte strukur, gjithë kësaj propogande do ti dilte boja. Pse u pezullua pezullimi mund të thoshte çdokush, që edhe në një situatë emergjence numri dy i qeverisë të sillet sikur nuk është? Pra sipas të gjitha gjasave ka qenë vetë Rama që e ka urdhëruar zëvendësen e tij: “Vish xhupin mbath kambalet dhe shko e aktro sikur po përmban vërshimin e lumejve”.

Natyrisht nuk do shumë mend të kuptohet se kjo nuk po bëhet as për të ndihmuar banorët e përmbytur dhe se Belinda Balluku po rehabilitohet, por thjeshtë për të mos u diskredituar deri në fund retorika e pafundme e kryeministrit, për domosdosdoshmërinë dhe pazëvendësueshmërinë e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button