Rajoni

Erdogan vendos rifillimin e projektit faraonik për Kanalin e Stambollit

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan vendosi të rifillojë projektin e tij faraonik dhe shumë të kundërshtuar të kanalit paralel me Ngushticën e Bosforit në Stamboll, nisur katër vjet më parë, por ende i bllokuar, njoftoi shtypi lokal.

bosforSipas burimeve të afërta të rrethit të tij, cituar në disa tituj, presidenti turk ka shprehur linjat e iniciativës së tij, zbuluar gjatë fushatës së zgjedhjeve legjislative të vitit 2011.

Në atë kohë kryeministër, Erdogan, zgjedhur president në muajin gusht 2014, e justifikoi këtë projekt me nevojën për të pakësuar trafikun në Bosfor, një prej më të dendurve në botë.

Versioni i fundit i “Kanalit të Stambollit” parashikon hapjen e një rruge ujore prej 43 kilometrash të gjatë mes Detit të Zi në veri dhe detit Marmara në jug, në pjesën evropiane të qytetit më të madh të Turqisë.

”I gjerë prej 400 metrash dhe thellësi 25 metra, kanali do të kalohet nga gjatë ura dhe brigjet e tij do të mbulohen nga ndërtesa të reja për 500 000 persona”, theksoi e përditshmja ”Hürriyet” në editorialin e sotëm.

Është planifikuar që ky kanal të përfundojë deri në vitin 2023, në vitin kur mbushet një shekull nga themelimi i Republikës Turke pas rënies të Perandorisë Osmane.

Ish-kryetar i Bashkisë së Stambollit, Erdogan, i cili drejton Turqinë që prej vitit 2003, ka shtuar këto vitet e fundit projektet madhështore të zhvillimit në megapolin prej 15 milionë banorësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button