☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.92 ▲2.58%
ARI 4,833 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,132 ▼ -4.22% ETH $2,193 ▼ -5.8% XRP $1.4610 ▼ -4.34% SOL $90.0000 ▼ -5.51%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,833 ▼1.3 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,833 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Rajoni

“Erdogani po e përdor Ballkanin përpara Europës”

Nuk është vetëm Rusia, ajo që po përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan. Turqia po ashtu kërkon të shtojë ndikimin në një rajon, të cilin e ka parë gjithmonë si dalje në Europë.

“Vitet e fundit është duke e parë dhe si zonë, të cilën mund ta përdorë për influencë, ndaj qeveria e Erdoganit po investon e po ndihmon disa shoqata të shoqërisë civilë”, thotë eksperti Erdoan Shipoli për “Deutsche Ëelle”.

Presidenti turk i bën këto ndërhyrje, që nesër të ketë mundësi t’i thotë kontinentit të vjetër se, “Ne kemi gjithë këtë ndikim në Ballkan, në portën tuaj të pasme, dhe mund ta përdorim atë për t’iu shantazhuar”.

Kjo për Shipolin është ajo çfarë mendon Erdogani, por nuk do të thotë se kreu i shtetit turk mund ta realizojë vërtet një gjë të tillë. Kur vjen fjala te ndikimi politik në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje, Turqia është padyshim një lojtar i rëndësishëm rajonal, por vetëm në masën që politikat e saj përkojnë me politikat e Bashkimit Europian, kujton ai.

Për shtetet e Ballkanit, synimi kryesor është anëtarësimi në BE. Për vite me radhë, ky ka qenë edhe qëllimi i Turqise, e cila tani po i largohet idesë së aderimit, ndaj dhe ndikimi i saj po bie.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë, ndikimin më të madh Turqia e ka në Bosnje, Maqedoni e Kosovë, por është larg ndikimit politik që pretendon se ka ose dëshiron të ketë në Ballkan.

E vetmja rrugë, kur Turqia mund ta rrisë ndikimin në rajon, është nëse Bashkimi Europian nuk i përmbahet premtimit për të punuar me shtetet ballkanike. Eksperti e përshkruan Erdoganin si mjeshtër të shfrytëzimit të fjalimeve në dobi të tij.

“Kështu ai përdori masakrën e Srebrenicës për të treguar se kujdeset për myslimanët dhe turqve me origjinë boshnjake, bullgare apo shqiptare u tregon se do të luftojë për Ballkanin – në këtë rast kundër holandezëve në Srebrenicë, – duke u përpjekur në këtë mënyrë të fitojë votat e tyre në referendum”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.