Zgjedhjet lokale 2015

Erion Veliaj prezanton programin e turizmit për Tiranën

Kandidati i ASHE-së për Tiranën në zgjedhjet lokale, Erion Veliaj, ka prezantuar programin për turizmin. Para tij ka folur zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili ka thënë se kryeqyteti mund të ecë vetëm më vizionin e Erion Veliajt.

Më pas Veliaj, teksa ka prezantuar 10 pika për programin e turizmit, ku spikat guida turistike apo faqe interneti për promovim, theksoi se Tirana nuk ka nevojë për një kryetar bashkie turist, duke iu referuar kreut aktual Lulzim Basha.

Në platformën e tij parashikohet një bazë të dhënash (database), që me ndihmën e bashkisë, të jetë falas për çdo turist.

“Një faqe interneti që promovon të gjitha llojet e turizmit në Tiranë, që secili të mund ta aksesojë edhe për të bërë planet e fundjavës, të aksesueshme edhe në internet. Faqja e turizmit të bashkisë nuk punon dhe kjo është arsyeja që duam të kemi një bashki dixhitale për ta bërë sa më atraktive Tiranën”, tha Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button