Bota

SHBA, shkon mbi 45 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Sipas Universitetit Jons Hopkins rastet e konfirmuara kanë arritur në 825.306 dhe rreth 76 mijë janë shëruar.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA tejkaloi shifrën prej 45.000, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas Universitetit, numri i të vdekurve ka arritur në 45.075 dhe janë regjistruar 825.306 raste me koronavirus.

SHBA vazhdon të udhëheqë me raste të COVID-19 dhe vdekjet të lidhura me virusin në të gjithë botën. Për nga viktimat ka gati dyfishin e 24.648 të Italisë, dhe pothuajse katërfishin e 208.389 rasteve të Spanjës.

Ndërkohë, pothuajse 75.700 njerëz janë rikuperuar, sipas Qendrës universitare të Burimeve të Koronavirusit.

New York është shteti më i goditur me 19.111 vdekje dhe më shumë se 258.500 raste, i ndjekur nga New Jersey me 4.753 vdekje dhe afro 92.400 raste.

Të martën, drejtori i Agjencisë Shëndetësore të SHBA-së, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi se vala e dytë e pandemisë do të ishte më e ashpër dimrin e ardhshëm për shkak të sezonit të gripit.

“Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi vendin tonë dimrin e ardhshëm në të vërtetë do të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”, tha Robert Redfield për “Washington Post”. “Do të kemi në të njëjtën kohë epideminë e gripit dhe epideminë e koronavirusit”, tha ai.

Redfield u bëri thirrje zyrtarëve që të shfrytëzojnë muajt e ardhshëm për t’u përgatitur për atë që do të vijë, duke përmendur rëndësinë e vazhdimit të distancës në shoqëri edhe pasi të hiqen urdhërat e qëndrimit në shtëpi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button