🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,625 ▲0.59%
DOW 52,268 ▲0.96%
NASDAQ 25,632 ▲0.77%
NAFTA 97.30 ▼6.55%
ARI 3,975 ▲1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,888 ▼ -0.21% ETH $2,290 ▲ +0.78% XRP $1.2521 ▼ -0.03% SOL $94.3900 ▼ -0.65%
S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 % S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Nuk gjen ‘rehat’ Durrësi/ Jep dorëheqjen edhe Zhyljen Varfaj si kryetar bashkie

Zhyljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen si kryetar bashkie i Durrësit. Gjendja shëndetësore dhe ngarkesa për shkak të detyrës, e krijuar nga përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemia Covid 19 kanë çuar në këtë vendimmarrje të Varfaj.

Lajmi për dorëheqjen e tij është bërë i ditur pak më herët ndërsa kujtojmë se ai ishte komanduar në këtë detyrë pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Valbona Sako u largua në kohën e krizës së tërmetit, dhe shkak u bë një deklaratë e saj kur ishte në një lidhje live me gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha ku kryebashkiakja tha “se jemi të kënaqur edhe me 50 viktima”.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkroi Sako asokohe.

Brenda pak muajsh bashkia nr. 2 në vend përballet me dorëheqjen e drejtuesve të saj, ndërsa qyteti dhe rrethinat e tij përballen me situatën më të vështirë në 3 dekadat e fundit.

Pas kësaj dorëheqjeje, pritet që Këshilli bashkiak të caktojë se cili prej 3 nënkryetarëve në detyrë të bashkisë do të ushtrojë funksionet e kryetarit të bashkisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.