Kosova

EULEX-i injoron Komisionin për Persona të Zhdukur

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur shumë çështje të ngritura do të mbesin pa përgjigje.

Kjo sepse aty po mungojnë përfaqësuesit e EULEX-it dhe të departamentit të mjekësisë ligjore. Këta të fundit mungojnë për shkak se gjenden në pushim.

Shqetësim për komisionin mbeten aktivitetet e pakta në terren. Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj tha se “këtë çështje do ta ndrisin edhe në instanca më të larta, se si qe dy muaj nuk kanë kontrate me një kompani vlerësuese për gërmime në terren”.

Ai madje e quajti një vit të keq sa i përket aktiviteteve në terren. Në këtë mbledhje familjaret po kërkojnë që të jepen informata rreth Qabratit të Gjakovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button