Ekonomia

Call Center-at, Qeveria shqiptare nis lobimin tek Italia

Qeveria shqiptare së bashku me kompanitë Call Center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë kanë rënë dakord për të dalë me një shkresë të përbashkët për rrugët që do të ndiqen për të lobuar pranë qeverisë italiane.

Gjatë ditës së sotme qeveria do t’i nisë një letër ambasadës italiane në Tiranë, raporton Ora News.

Ky hap u ndërmor gjatë takimit të qeverisë shqiptare me biznesin.

Ndryshimet ligjore që shtrëngojnë kushtet për zhvillimin e Call Center janë vendeve të BE-së, çka pritet të godasë jo pak këtë sektor në Shqipëri.

“Duhet të hartojmë një plan për aksione imediate”, ka deklaruar Ministrja Milva Ekonomi.

Ndërsa kreu i dikasterit të Punës, Blendi Klosi, ka theksuar se Shqipërisë i nevojitet një “plan dhe rregulla më të qarta për këto aktivitete”.

Ndërkohë mësohet se pala shqiptare, e përfaqësuar nga sipërmarrës, do t’i drejtohet me një letër zyrtare Senatit italian, por edhe Federica Mogherinit, e cila është zëvendëspresidente e KE-së dhe komisionere për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

Në pasditen e 24 nëntorit, Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi projektligjin që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e aktiviteteve të Call Center në terriroret jashtë Bashkimit Europian. Ligji pritet të miratohet me 6 dhjetor në Senatin italian.

Nga këto ndryshime ligjore pritet të mbyllen një pjesë e mire e këtyre bizneseve në Shqipëri, pjesa dërrmuese e të cilave janë me pronar dhe bashkëpronar italianë.

Në vendin tonë ushtrojnë aktivitet 847 biznese Call Center me 25 mijë të punësuar të deklaruar.

Ndërsa shifra totale e të punësuarve arrin në mbi 35 mijë, duke përfshirë këtu edhe ata që punojnë në të zezë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button