☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 97.00 ▲1.54%
ARI 4,866 ▼2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,387 ▼ -1.9% ETH $2,236 ▼ -3.53% XRP $1.4652 ▼ -2.79% SOL $90.3600 ▼ -3.49%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 97.00 ▲1.54 % ARI 4,866 ▼2.85 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 97.00 ▲1.54 % ARI 4,866 ▼2.85 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eurostat: Pamja e hartës së Europës do të ndryshojë, ja si pozicionohet Shqipëria

 ccMigrimi mund të kompensojë popullsinë në plakje të BE-së, por për disa vende, rënia e popullsisë është ende e pashmangshme në dekadat e ardhshme…

Teksa të dhënat e raportit të Eurostat sugjerojnë se vendet kryesore të zhvilluara të Europës do të pësojnë rënie të numrit të popullsisë, ku në krye të listës qëndron Gjermania, vendet e Ballkanit si Shqipëria do të ofrojnë tjetër panoramë në vitet e ardhshme, ku rritja e popullsisë do të vazhdojë për shkak të arsyeve natyrore.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe të tjera vende të rajonit si Mali i Zi dhe Maqedonia do të vijojnë rritjen e popullsisë, ku si arsye e vetme e kësaj tendence citohen faktorët natyrorë. Ndërsa vende si Serbia, Kroacia kategorizohen te grupi i vendeve që nga arsye natyrore si rënia e fertilitetit, përhapja e sëmundjeve etj. do të pësojnë rënie të popullsisë.

Një sërë vendesh të Bashkimit Europian, si Belgjika, Danimarka, Spanja,Luksemburgu Mbretëria e Madhe do të kenë një rritje të popullsisë, që ndryshe nga vendet e ballkanit nuk do të vijë për shkaqe natyrore, por si rrjedhojë e migracionit neto. Projeksionet sugjerojnë se vende si Greqia, Portugalia, Bullgaria, Sllovakia dhe Letonia do të mund të shohin një rënie drastike të 1/3 së popullsisë deri në 2080, ndërsa Lituania do të pësojë rënien më të madhe proporcionale të popullsisë (37.4 për qind) në mesin e shteteve të BE-së.

Nga 2080, popullsia britanike mund të arrijë më shumë se 85 milion ndërsa Gjermanisë do t’i bjerë nga 80 milion në 65 milion, bazuar në të dhënat e raportit më të fundit të Eurostat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.