☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 92.71 ▼2.97%
ARI 4,684 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,504 ▼ -0.92% ETH $2,155 ▼ -2.02% XRP $1.4592 ▼ -0.29% SOL $89.6700 ▼ -0.73%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.71 ▼2.97 % ARI 4,684 ▲1.7 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.71 ▼2.97 % ARI 4,684 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
roze

“Eurovision”, Tarifa nis turin promovues të “Përrallës” nga Kosova

Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin e këngës “Eurovision”, Eneda Tarifa e ka nisur nga Kosova turneun promovues të këngës “Përralla”.

Këtë vit, sistemi i votimit nga publiku do të jetë më transparent dhe do të pasqyrohet si votim i veçantë gjatë llogaritjes përfundimtare në renditjen e këngëve konkurruese. Ndarja nga vota e jurive pritet ta bëjë më interesante garën dhe të stimulojë televotimin, pas debateve që kanë shoqëruar garat e këngës në “Eurovision” ndër vite.

Ndaj duke nisur nga Prishtina, në një konferencë për shtyp, këngëtarja Eneda Tarifa kërkoi nga shqiptarët me të drejtë votimi që jetojnë në vendet europiane, që ta mbështesin më 12 maj gjatë interpretimit në gjysmëfinalen e dytë në Stockholm.

“Ajo çfarë është interesante këtë vit në konkurrimin e ‘Eurosong’-ut është mënyra e votimit, e cila ka ndryshuar për herë të parë që nga viti 1973 dhe bazohet më shumë te vota e publikut. Pra, 10 të parët që zgjedh publiku i bashkëngjiten votimit final, profesional, që jep çdo shtet për shtetet e tjera. Prandaj, kësaj here do të na duhet shumë më tepër ndihma e bashkatdhetarëve tanë, kudo që ndodhen”, tha Eneda Tarifa, përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision”.

Promovimi i këngës do të vazhdojë me turne në Holandë, Izrael, Angli e vende të tjera. Gjatë konferencës, drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala konfirmoi se Kosova është ftuar në komitetin përzgjedhës, ku do të vendoset për këngët e edicionit të ardhshëm, e ku pritet të përcaktohet nëse edhe Kosova do të ketë të drejtë pjesëmarrjeje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.