Ekonomia

Faturat do jenë vetëm on-line/ Biznesi do raportojë xhiron direkt për çdo shitje

Përveç shitjeve nga biznesi tek konsumatori, drafti i ri do të ndryshojë mbikëqyrjen edhe për shitjet biznes me biznes. Sot, kur një biznes shet tek një tjetër, transaksioni dokumentohet përmes faturës tatimore fizike.

Por me ligjin e ri, qeveria do të instalojë faturën elektronike. Pra sipas draftit të gjitha bizneset do të instalojnë një program të ri kompjuterik, i cili transmeton në kohë reale faturën elektronike për çdo shitje shumice apo pakice tek bizneset e tjera.

Instalimi i programit të ri do të ketë edhe një kosto shtesë për biznesin, që sipas ministrisë së financave do të jetë minimale dhe nuk e kalon shifrën 5 mijë lekë.

Por sipas tyre, instalimi I këtij programi dhe drafti I ri do të mbyllë shtigjet për evazion fiskal, veçanërisht tek bizneset e mëdha dhe I mundëson administratës tatimore të kontroll të gjithë zinxhirin e transaksioneve në treg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button