Bota

FBI informoi MI5 për sulmin e Salman Abedi në Mançester

Hasham Abedi, vëllai i vogël i atentatorit të Mançesterit, Salman, ishte pjesë e një celule terroriste, i cili projektonte të vriste të dërguarin e OKB-së në Libi, gjermanin Martin Kobler. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi britanik, sipas të cilit, 20-vjeçari i arrestuar në Tripoli pas masakrës ishte një “figurë domethënëse” në grupin xhihadist. Terroristët ishin duke përgatitur një bombë për të goditur pikërisht karvanin e Koblerit në Tripoli.

Atentati ishte planifikuar për në fillim të vitit, por forcat e sigurisë së vendit kanë parandaluar komplotin. Mançesteri

Ndërkohë autoritetet britanike kanë zbuluar dhe vendin ku u prodhua bomba e përdorur nga Abedi në masakrën e “Arena”-s. Bëhet fjalë për një apartament anonim në veri të Mançesterit. Agjentët e anti-terrorizimit, kanë individualizuar një ndërtesë në Somerton Court, në një lagje të quajtur Blackley.

Ndërkohë, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, i cili citon burime të sigurisë, autoritetet britanike janë informuar që në janar nga FBI-ja mbi një atentat të mundshëm nga ana e Salman Abedi.

Mësohet se FBI i ka përcjellë MI5 se Abedi bënte pjesë në një celulë të Shtetit Islamik, që projektonte të godiste një objektiv politik në Mbretërinë e Bashkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button