🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.61 ▲1.96%
ARI 4,668 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,313 ▼ -1.91% ETH $2,088 ▼ -3% XRP $1.3052 ▼ -3.38% SOL $79.2000 ▼ -4.02%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.61 ▲1.96 % ARI 4,668 ▼0.36 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.61 ▲1.96 % ARI 4,668 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

FBI publikon dokumentet mbi hetimin e Hillary Clinton

FBI-ja ka publikuar një seri dokumentesh në lidhje me hetimin e saj mbi përdorimin e postës private elektronike të Hillary Clinton, gjatë kohës që ajo ishte sekretare e Shtetit.

58 faqet përfshijnë intervistat për nominimin presidencial të Clinton nga demokratët dhe detajet për serverin e saj privat në rezidencën e saj në Nju Jork.

Në korrik FBI-ja i dha fund një hetimi të gjatë 1-vjeçar për të verifikuar nëse ish-shefja e diplomacisë amerikane kishte shkelur ligjin duke përdorur serverin privat.

Drejtori i FBI-së, James Comey nuk rekomandoi ngritjen e akuzave penale. Ai doli në përfundimin se, edhe pse zonja Clinton dhe stafi i saj ishin treguar “jashtëzakonisht të pakujdesshëm” me informacionet sekrete, nuk kishte prova që ajo të kishte shpërndarë me vetëdije material të rëndësishëm.

Sipas tij, Clinton nuk kishte njohuritë e duhura të “sofistikuara” për të menaxhuar informacionet e klasifikuara. Tani, dokumentat e reja të publikuara ofrojnë detaje të shumta që mbështesin të dy pohimet.

Gjatë hetimit Clinton tha se nuk kishte marrë të dhëna të sakta për menaxhimin e materialeve të klasifikuara dhe se nuk u kishte kushtuar vëmendje niveleve të klasifikimit, duke i trajtuar ato të gjitha njësoj.

Gjatë mbajtjes së detyrës së sekretares së Shtetit, ajo ka përdorur 13 pajisje elektronike të lëvizshme, disa prej të cilave shkatërruar ndërsa të tjerë nuk mund të lokalizohen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.