FED invest: Sporteli i hapur drejt investime të reja në agrobiznes
FED invest është një kooperativë financiare, prej më se 65 mijë anëtarësh në mbarë vendin dhe si i tillë, fokusi strategjik dhe institucional është agrokulturë.
Gjeografisht ai po shton ritjen e tij. Kërkesat janë mbështetëse dhe e qënura e rit mirësinë. Dy zona të zgjeruara tashmë i takojnë teritoreve të ndryshme. Ajo që vlerëson të shtuarën i takon dhe zonës verilindore, ku e faktuara është me mbështetjen e përfshirjes financiare të ekonomive dhe fermave familjare, që po zgjerohen tradicionalisht. I shtuari që veҫohet është dhe Kukësi e Laҫi, ku FED invest shtrin aktivitetin në dy zona të pa eksploruara më parë.
Nëse bankat tregëtare vijojnë të qëndrojnë larg fermerit, institucione financiare po zgjerojnë vazhdimisht rrjetin e tyre në zona rurale dhe në rajone të ndryshme të vendit. Fakt që fermerët e rretheve të Kukësit dhe të Laҫit janë ata që mund të drejtohen pranë degëve të lartëpërmëndura për të kërkuar mbështetje financiare në zhvillimin e aktivitetit rural dhe agrobiznesit. Krahas bujqësisë dhe blegtorisë financimet mund të jenë edhe për prodhim, shërbime, tregëti, investime, transport, shërbime në turizëm etj. Institucioni mbështet ҫdo sipërmarrje në zonën ku operon dhe ka informacion për klientët, ekonominë lokale si dhe mundësitë për zhvillim, qoftë në nivel klienti, ashtu dhe në nivel zone apo rrethi.
Bujqësia mbetet ndër sektorët më të rëndësishëm ekonomikë të gjithë të vlerës së shtuar bruto për rajonin e kryesisht, duke siguruar edhe nivelin më të lartë të punësimit. Duhet konsideruar fakti se shumica e popullsisë jeton në zona rurale e të ardhurat e tyre gjenerohen kryesisht nga aktivitetet bujqësore dhe potencialet në këtë sektor nuk janë të shfrytëzuara në mënyrën e duhur dhe kanë nevojë për financim.
E vërtetuara qëndron te sektori i blegtorisë dhe bujqësisë që përbën më shumë se pesëdhjetëpërqind të të ardhurave të zonës së Kukësit. Vitet e fundit ka patur një kërkesë në rritje të tregut të brendshëm për produkte origjinale vendase dhe shumëllojshmëri bimësh medicinal.
Favorizuar nga pozita gjeografike si dhe akses pranë rrugës ndërkombëtare e cila lidh tregjet e vendeve fqinjë (Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut) zona ka marr shumë zhvillim dhe kohët e fundit është sektori i turizmit duke shfrytëzuar Atraksionet natyrore dhe Biodiversitetin e pasur.
FED invest ështe institucion unik sa i takon strukturës së kapitalit dhe pronësisë, modelit qeverisës, përgjegjësisë sociale e qasjes së kujdesshme në aktivitetin kredidhënës, specifika, të cilat kanë krijuar një platformë për dialog dhe shkëmbime me anëtarët, gjë që i mundëson Institucionit të ndjejë rrahjet e pulsit të ekonomisë rurale, për t’i reflektuar ato në mbështetje si dhe rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë rurale. Pas takimeve me banorë të zonës së Kukësit dhe të Laҫit, të cilët kanë shprehur vazhdimisht se nevojat për shërbime financiare për të investuar në ferma, blerje pajisje si mekanikë bujqësore dhe inpute, Institucioni ka filluar mbështetjen për të zhvilluar kapacitet e tyre.
Institucioni do të mbështesë
Zhvillim i mëtejshëm i kapaciteteve bujqësore dhe blegtorale të rajonit. Rritje e prodhimeve BIO dhe prodhimeve të ҫertifikuara. Rritja e numrit të dhenëve dhe futje e racave me prodhimtari të lartë. Mundësi për zhvillimin e agrobizneseve nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit. Rritja e promovimit të produkteve rajonale për të nxitur konkurueshmërinë dhe prodhimin. Treg i hapur drejt investimeve të reja në agrobiznes. Interes në rritje per eksportin e bimëve medicinale dhe aromatike. Shtrirë në më shumë se dy të tretat e fshatrave të vendit, FED invest është një kooperativë financiare, prej më se 65 mijë anëtarësh në mbarë vendin dhe si i tillë, fokusi strategjik dhe institucional është agrokulturë. Po ajo ҫ’ka nuk largohet nga e ditura dhe e rifilluara në këte institucion fakton te përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare për zhvillimin e ekonomisë rurale në Shqipëri, qëndron dhe te fokusi i projektit ambicioz i cili mbështetet nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) dhe qeveria Holandeze. Objektivat e tij qëndrojnë me përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm dhe ndihmësimin e mbi 50 000 familjeve të vogla që jetojnë në zonat rurale dhe hasin vështirësi në sigurimin e një kredie bankare.
A.Selimi