Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,580 ▼0.41%
DOW 45,908 ▼0.25%
NASDAQ 21,928 ▼0.74%
NAFTA 95.39 ▼0.17%
ARI 4,663 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,122 ▲ +1.19% ETH $2,133 ▲ +0.68% XRP $1.4406 ▲ +0.17% SOL $88.8200 ▲ +1.22%
S&P 500 6,580 ▼0.41 % DOW 45,908 ▼0.25 % NASDAQ 21,928 ▼0.74 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,663 ▲1.25 % S&P 500 6,580 ▼0.41 % DOW 45,908 ▼0.25 % NASDAQ 21,928 ▼0.74 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,663 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

FH: Serbia, më e lirë se Shqipëria; Jemi vend pjesërisht i lirë

Edhe për 2015-n, “Freedom House” e ka renditur sërish Shqipërinë në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

Organizata, që mbështet ndryshimet demokratike, monitoron gjendjen e lirisë dhe përkrah demokracinë e të drejtat e njeriut nëpër botë, në të njëjtën kategori vendos edhe Kosovën, ndërsa Serbia, këtë radhë është përfshirë në mesin e vendeve të lira.

Vendi ynë rezulton me të njëjtën shkallë vlerësimi si më parë, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.

Numri i vendeve të lira, sipas raportit, është reduktuar me 3 të tilla, në krahasim me një vit më parë. Renditja e Shqipërisë nuk shoqërohet me shigjetën, që tregon se cili besohet të jenë trendi në vazhdimësi. Kosova, për të drejtat politike ka marrë notën 3, nga 4 sa ishte një vit më parë, ndërsa për liritë civile, vlerësimi është i pandryshuar në 4.

Si ajo, ashtu edhe Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia cilësohen si vende të përballura me qeverisje jofunksionale.

“Në Kosovë, deputetët kanë kundërshtuar njërën nga marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe kanë penguar në vazhdimësi debatin parlamentar, duke hedhur gaz lotsjellës brenda Parlamentit dhe duke qëlluar me vezë zyrtarët qeveritarë”, thotë “Freedom House”, duke iu referuar krizës politike në Kosovë për shkak të mospajtimeve rreth marrëveshjes së arritur në bisedimet me Serbinë, për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Duke analizuar situatën e Maqedonisë, organizata thekson faktin që partia në pushtet është përfshirë, përpos të tjerash, në një skandal përgjimesh masive, duke krijuar hendek politik me opozitën, e duke nxitur ndërhyrjen e Bashkimit Europian për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Freedom House” nënvizon faktin se, 2015-a ishte i dhjeti vit me radhë, gjatë të cilit është shënuar rënie e lirive në shkallë botërore, duke përmendur këtu dhe sulmet terroriste. Në raport përfshihet edhe ajo, që grupi e sheh si paaftësi të Europës për t’u përballur me valën e emigrantëve nga Siria e zona të tjera konflikti.

Raporti shqyrton situatën në 195 vende, 86 nga të cilat janë radhitur si të lira, 59 si pjesërisht të lira dhe 50 si jo të lira.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.