roze

Filmi korean në Kanë

Një “thriller” korean me temë qëndrore “Zombie”-t u shfaq të shtunën në Kanë, si film jashtë konkurrimit.

Ngjarja zhvillohet e gjitha në një tren, ku mes një shpërthimi epidemik të këtyre mishngrënësve që sulmojnë çdo qënie të gjallë aty, një baba jo gjithmonë i pranishëm për të bijën, tani përpiqet me mish e shpirt ta shpëtojë.

Kjo është e para tentativë e regjisorit të filmave me kartona, Yeon Sang-ho, për të nxjerrë në dritë një film me aktorë të vërtetë.

“Shumë njerëz donin të shihnin një film real nga unë, e mendova se ndoshta kishte ardhur koha ta bëja një të tillë. Filmi ‘Treni drejt Busanit’ ishte për mua një mundësi shumë e mirë, sepse erdhi e ma propozoi vet kompania që u mor me produksionin e tij, ndaj thashë: përse jo?”, tha Yeon Sang-ho, regjisor.

Personazhe nga shtresa të ndryshme të shoqërisë detyrohen të luftojnë që të gjithë për mbijetesë në këtë tren. Me masakrën në zhvillim, një lypës kthehet në heroinë e ditës, ndërsa shefi i madh i një kompanie tregohet i pashpirt në përpjekje për të mbetur gjallë.

Disa prej shikuesve mendojnë se, ajo çfarë filmi përshkruan është në fakt hendeku i thellë social në Korenë e Jugut, por për Yeon, qëllimi është të tregojë se, një njeri duhet gjykuar atëherë kur gjendet përballë vështirësish.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button