☁️
Tiranë 8°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,645 ▼ -0.23% ETH $2,227 ▼ -0.07% XRP $1.1543 ▼ -2% SOL $88.9100 ▼ -1.12%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

“Final 4” për vajza/ Përcaktohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale & finale

Departamenti i Garave në FSHF ka zyrtarizuar kalendarin e fazës “Final 4” për kampionatin e vajzave, fazë që do të përcaktojë skuadrën kampione për edicionin 2025/2026. Sipas rregullores, katër ekipet e renditura në vendet e para në përfundim të sezonit të rregullt do të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë fazë finale. Ndeshjet e “Final 4” do […]

Departamenti i Garave në FSHF ka zyrtarizuar kalendarin e fazës “Final 4” për kampionatin e vajzave, fazë që do të përcaktojë skuadrën kampione për edicionin 2025/2026.

Sipas rregullores, katër ekipet e renditura në vendet e para në përfundim të sezonit të rregullt do të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë fazë finale.

Ndeshjet e “Final 4” do të zhvillohen në periudhën 17–29 maj. Takimet e para gjysmëfinale janë planifikuar më 17 maj dhe do të luhen në fushat e skuadrave të renditura më poshtë në klasifikim, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen më 23 maj.

Ndeshja finale për vendin e tretë dhe të katërt do të luhet më 28 maj, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00. Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, duke kulmuar sezonin me një event të rëndësishëm për futbollin e vajzave.

Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Si funksionon “Final 4”

Në fazën “Final 4” marrin pjesë katër skuadrat më të mira të sezonit të rregullt. Ekipet ndahen në dy vazo: vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë) dhe vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt). Përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.

Gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Në rast barazimi të pikëve pas dy ndeshjeve, kualifikohet skuadra e renditur më mirë në klasifikimin e sezonit të rregullt.

Skuadrat fituese të gjysmëfinaleve përballen në finalen për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse luajnë për vendin e tretë, duke përmbyllur kështu një sezon konkurrues dhe në rritje për futbollin e vajzave në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.