Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 23 April 2026
S&P 500 7,137 ▼0.01%
DOW 49,386 ▼0.21%
NASDAQ 24,606 ▼0.21%
NAFTA 93.99 ▲1.11%
ARI 4,749 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,428 ▼ -1.08% ETH $2,335 ▼ -3.15% XRP $1.4315 ▼ -1.69% SOL $86.2700 ▼ -2.32%
S&P 500 7,137 ▼0.01 % DOW 49,386 ▼0.21 % NASDAQ 24,606 ▼0.21 % NAFTA 93.99 ▲1.11 % ARI 4,749 ▼0.09 % S&P 500 7,137 ▼0.01 % DOW 49,386 ▼0.21 % NASDAQ 24,606 ▼0.21 % NAFTA 93.99 ▲1.11 % ARI 4,749 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Sporti

Kërnaja ka gati liderin e sulmit te Partizani, alternativë edhe Fadairo ndaj Tiranës

Partizani vijon përgatitjet në kuadër të përballjes së shumëpritur ndaj Tiranës, sfidë e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Të kuqtë janë futur në një javë vendimtare të sezonit, ku derbi i kryeqytetit pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në objektivat e skuadrës për fazën […]

Partizani vijon përgatitjet në kuadër të përballjes së shumëpritur ndaj Tiranës, sfidë e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Të kuqtë janë futur në një javë vendimtare të sezonit, ku derbi i kryeqytetit pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në objektivat e skuadrës për fazën finale të kampionatit.

Pavarësisht rezultateve jo pozitive në javët e fundit, atmosfera në kampin e Partizanit paraqitet mjaft e mirë. Skuadra nuk njeh fitore në pesë ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar tre barazime dhe dy humbje, megjithatë grupi duket i bashkuar dhe i motivuar për të reaguar pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Stafi teknik, i drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja, ka në dispozicion pothuajse të gjithë organikën. Përjashtim bëjnë vetëm lojtarët që kanë mbyllur sezonin për shkak dëmtimi, si Marku, Martinez dhe Sulo, të cilët prej kohësh nuk janë pjesë e skuadrës. Pjesa tjetër e grupit është në dispozicion dhe po stërvitet rregullisht për këtë përballje.

Një lajm pozitiv për të kuqtë është rikthimi i disa elementëve të rëndësishëm. Fadairo është i gatshëm dhe kishte qenë pjesë e skuadrës edhe në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit, ndërsa vëmendjen më të madhe e merr rikthimi i Skukës. Sulmuesi ka munguar në tre ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike, por tashmë është rikthyer dhe pritet të jetë një armë shtesë për repartin ofensiv. Prania e Skukës i jep më shumë alternativa trajnerit Kërnaja, sidomos në një ndeshje si derbi, ku episodet dhe cilësia individuale mund të bëjnë diferencën.

Sulmuesi ka qenë protagonist në përballjet e mëparshme ndaj Tiranës dhe rikthimi i tij rrit ndjeshëm besimin në kampin e kuq. Gjatë ditëve të fundit, stafi teknik është fokusuar jo vetëm në aspektin taktik, por edhe në atë psikologjik. Një derbi kërkon përqendrim maksimal dhe menaxhim të emocioneve, ndërsa skuadra duket e vetëdijshme për rëndësinë e këtij takimi. Nga ana tjetër, edhe situata në renditje e bën këtë sfidë akoma më të rëndësishme. Partizani synon të rikthehet te fitorja dhe të mbajë gjallë shpresat për “Final Four”, ndërsa çdo hap fals në këtë fazë mund të kushtojë shumë.

Në këto kushte, derbi ndaj Tiranës shihet si një mundësi ideale për të kthyer faqen dhe për të dhënë një sinjal të fortë në kampionat. Një fitore jo vetëm që do të sillte tri pikë të vlefshme, por edhe do të ndikonte pozitivisht në moralin e skuadrës për ndeshjet e mbetura. Të gjitha këto elemente pritet ta bëjnë përballjen në “Air Albania” një sfidë të fortë dhe të luftuar, ku Partizani do të kërkojë me çdo kusht rikthimin te suksesi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.