⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 03 June 2026
S&P 500 7,565 ▼0.59%
DOW 50,784 ▼1.02%
NASDAQ 26,884 ▼0.77%
NAFTA 96.08 ▲2.47%
ARI 4,477 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,650 ▼ -2.43% ETH $1,816 ▼ -4.98% XRP $1.2089 ▼ -1.4% SOL $72.2300 ▼ -4.7%
S&P 500 7,565 ▼0.59 % DOW 50,784 ▼1.02 % NASDAQ 26,884 ▼0.77 % NAFTA 96.08 ▲2.47 % ARI 4,477 ▼0.96 % S&P 500 7,565 ▼0.59 % DOW 50,784 ▼1.02 % NASDAQ 26,884 ▼0.77 % NAFTA 96.08 ▲2.47 % ARI 4,477 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Sporti

Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

E ardhmja e Maks Vershtapenit mbetet një enigmë që mban në tension të gjithë botën e Formulës 1. Katër herë kampioni i botës nuk e ka fshehur pakënaqësinë për epokën e re të F1, madje ka lënë të kuptohet se mund të zbresë nga makina nëse rregullorja e re i heq kënaqësinë e garimit. Megjithatë, […]

E ardhmja e Maks Vershtapenit mbetet një enigmë që mban në tension të gjithë botën e Formulës 1. Katër herë kampioni i botës nuk e ka fshehur pakënaqësinë për epokën e re të F1, madje ka lënë të kuptohet se mund të zbresë nga makina nëse rregullorja e re i heq kënaqësinë e garimit.

Megjithatë, jo të gjithë e besojnë këtë qëndrim. I fundit që ka reaguar është Xhenson Baton, i cili dyshon se holandezi mund të tërhiqet. Ai nuk e sheh Maksin duke marrë një vit pushim.

VIZIONI I NJË KAMPIONI –

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme për një tërheqje të mundshme apo për një vit pushim për të parë zhvillimet nga jashtë, Xhenson Baton mbetet skeptik. Për kampionin e vitit 2009 në F1, natyra konkurruese e Vershtapenit nuk përputhet me një jetë të qetë në shtëpi. Sipas tij, edhe nëse rregullorja nuk i pëlqen Maksit, etja për fitore zakonisht peshon më shumë se çdo ankesë teknike.

Për britanikun, ideja që një pilot në kulmin e karrierës së tij të marrë një pauzë është, për momentin, pak e besueshme. Pyetja mbetet: a është pakënaqësia e Vershtapenit një kërcënim i vërtetë për t’u larguar apo thjesht një strategji presioni ndaj FIA? Për momentin, kampionati vazhdon të rrotullohet rreth një Maksi që, edhe pse ankohet, nuk ndalet së garuari. Instinkti dhe ambicia e tij konkurruese, pavarësisht se ka fituar gjithçka, mbeten të paprekura.

“ËSHTË NJË KAFSHË GARE” –

Në një prononcim për “Sky Sports F1”, Xhenson Baton ishte i prerë në deklaratat e tij rreth të ardhmes së pilotit holandez të Red Bullit: “Personalisht, nuk më duket si tipi i njeriut që do të marrë një vit pushim. Ose garon, ose nuk garon fare. Vershtapen është një kafshë gare”, theksoi britaniku. Sipas Baton, personaliteti i Vershtapenit nuk lejon zgjidhje të ndërmjetme.

Kampioni i vitit 2009 beson se Maksi është një “kafshë gare”, motivimi i të cilit është i thjeshtë, nëse makina dhe rregullat e stimulojnë, ai do të vazhdojë të dominojë, nëse jo, do të largohet përfundimisht, ndoshta për të provuar veten në gara si 24 Orët e Lë Manshit, apo në kategori të tjera të qëndrueshmërisë që mund t’i rikthejnë ndjesinë që Formula 1 e vitit 2026 rrezikon t’ia marrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.