Ekonomia

Financat shpallin dhënien TVSH –së me koncension partneritet publik -privat

aaQeveria do të japë administrimin e TVSH me koncension të formës Partneritet- Publik Privat. Lajmin e dha sot ministri i Financave, Shkëlqim Cani në një takim informal me gazetarët. Me tej, zv ministria e Financave Irena Beqiraj ka shpjeguar se koncesioni do të jepet me garë të hapur dhe ka qellim përmirësimin e procedurës se mbledhjes së tatimit. Ajo pohoi se ka nje propozim të pakërkuar nga kompania Em Pos, por do të hapet tender, i cili do të shpallet në Financial Times. Koncensioni do të jepet për një periudhë dhjetë vjecare. Investimi i projektit është 9.57 mln euro ndërsa u bë e ditur se kosto e operimit do të jetë 8.2 mln euro.

Qëllimi i është gjurmimi i zinxhirit të TVSH dhe përmirësimi i grumbullimit. Zyrtarët e Ministrisë së Financave pohuan se ky vendim u mor pas aksionit antiinformalitet ku u panë probleme me indetifikimin e transaksioneve, falsifikim kuponash dhe mosgjurmim i mallrave në dogana, prandaj lindi edhe ideja për koncesionin e TVSH-së.

Por dhënia e TVSH me koncesion është një projekt i vjetër i qeverisë shqiptare. Më herët, Ministria e Financave kishte pranuar zyrarisht se po punon me një propozim të pakërkuar (koncesion) për lotarinë tatimore.

Në memon, që vlerëson ecurinë të vlerësuar propozimin e pakërkuar për “Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar” drejtuar Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, sqarohet që në fillim që ka një paqartësi për ngritjen e komisionit për vlerësim, nëse duhet të ngrihet apo jo edhe për ato të pakërkuara, kush janë funksionet e komisionit, si do të jetë përbërja e tij, a bën ky komision edhe studimit, që duhet kryer për 90 ditë.

Beqiraj tha se koncesioni lufton evazionin dhe nuk lejon manipulim të dhënash. Ajo shpjegoi se sistemi i ri do të instalojë faturën elektronike dhe raportimin në kohë të çdo transaksioni të mallrave dhe shërbimeve . Gjithashtu koncesioni do të konfigurojë elektronikisht shorteun e kuponit tatimor.

Sistemi i ri nuk do të lejojë furnizimin pa faturë edhe në tregun e karburanteve sepse nuk i pranon transaksionet me gabim. Me këtë rast do të krijohet harta e dixhitale e regjistrave fiskale dhe sistemi do të përmirësojë analizën e riskut. Investimi i koncesionarit do të jetë 9.57 mln euro.

Koncesionari pritet të shpërblehet me një 11 për qind të rritjes vjetore të TVSH dhe ky koncesion nuk ka tarifa mbi publikun si të tjerët, pohuan zyrtarët e Financave. Por, në rast se nuk do të ketë rritje vjetore të të ardhurave nga tvsh, koncesionari do të marrë 1/10 e shpenzimeve te amortizimit nga qeveria. TVSH sjell minimum 1 miliard euro të ardhura në buxhet në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button