Financë: Qeveria ndan grantin e 2016 për bashkitë e reja, ja fondet për secilën njësi
Ministria e Financave ka ndarë 11.8 miliardë lekë në formën e grantit të pakushtëzuar për njësitë e reja të qeverisjes vendore (NJQV), ku pjesën më të madhe të fondit e kanë marrë bashkitë e mëdha për shkak të numrit të madh të popullsisë që administrojnë.
Sipas formulës se re që aplikoi Ministria e Financave këtë vit për ndarjen e grantit, ky financim nga buxheti qendror duhet t’u sigurojë NJQV-ve diferencën mes kostos së ushtrimit të funksioneve (nevojat për shpenzime) dhe të ardhurave që ato krijojnë në mënyrë të pavarur (kapaciteti fiskal).
Duke qenë se NJQV-të janë të ndryshëm për sa i përket nevojave dhe kapacitetit fiskal, në një sistem efikas dhe të barabartë të ndarjes së transfertës së pakushtëzuar duhet të merren parasysh diferencat tek të dy dimensionet.
Pjesa më e madhe e fondeve i ka takuar bashkisë së Tiranës, e cila ka marrë 12.9 për qind të grantit të 2016 ose mbi 1.5 miliardë lekë. Vlerat e larta të financimit shpërndahen edhe për bashkitë e tjera të mëdha. Njësia e re e Durrësit financohet me 4,8 për qind të fondit total ose me 573 milionë lekë, bashkia e Elbasanit ka marrë 489 milionë lekë ose 4.2 për qind të totalit dhe Bashkia e Fierit ka marrë 419 milionë lekë ose 3.5 për qind të totalit. Fondet më të ulta kanë marrë bashkitë e vogla, si ato të Delvinës, Cërrikut, Memaliajt etj.
Ministria e Financave ka sqaruar se formula e re e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar identifikon nevojat për shpenzime të bashkive duke u bazuar tek popullsia relative, dendësia e popullsisë për çdo njësi (që kap diferencat në koston e ushtrimit të funksioneve ndërmjet bashkive) dhe tek numri faktik i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki.
Përveç përllogaritjes së kostove që bëhet nëpërmjet komponentit të dendësisë, formula e re e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar sjell edhe ekualizimin e kapacitetit fiskal (të matur nga të ardhurat faktike nga taksat e ndara ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj vendore), të cilat mblidhen dhe u transferohen plotësisht ose pjesërisht bashkive nga administrata tatimore qendrore. Ekualizimi fiskal bazohet në të ardhurat faktike nga tatim fitimi i thjeshtuar i biznesit të vogël, nga taksa vjetore e automjeteve të përdorura dhe taksa e kalimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të shitura nga personat juridikë.
Madhësia e transfertës së pakushtëzuar për vitin 2016 është 4.67% e të ardhurave publike faktike nga tatimet dhe doganat të vitit 2014. Transferta e pakushtëzuar për një bashki ose qark është e barabartë me shumën përkatëse që rezulton nga aplikimi i formulës së re për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë dhe qarqet.
Njësitë | Totali në lekë | % ndaj totalit |
Bashkia Belsh | 91156384 | 0.8 |
Bashkia Berat | 219580003 | 1.9 |
Bashkia Bulqize | 196657551 | 1.7 |
Bashkia Cerrik | 105931850 | 0.9 |
Bashkia Delvine | 47255735 | 0.4 |
Bashkia Devoll | 139872617 | 1.2 |
Bashkia Dibër | 314947671 | 2.7 |
Bashkia Divjake | 154085849 | 1.3 |
Bashkia Dropull | 56698387 | 0.5 |
Bashkia Durres | 573030864 | 4.8 |
Bashkia Elbasan | 489940821 | 4.1 |
Bashkia Fier | 419583161 | 3.5 |
Bashkia Finiq | 96193629 | 0.8 |
Bashkia F-Arrez | 66271662 | 0.6 |
Bashkia Gjirokastër | 147445876 | 1.2 |
Bashkia Gramsh | 160346531 | 1.4 |
Bashkia Has | 108339836 | 0.9 |
Bashkia Himare | 83210582 | 0.7 |
Bashkia Kamëz | 374450555 | 3.2 |
Bashkia Kavaje | 154254344 | 1.3 |
Bashkia Kelcyre | 48235916 | 0.4 |
Bashkia Klos | 105642959 | 0.9 |
Bashkia Kolonjë | 94563003 | 0.8 |
Bashkia Konispol | 46690545 | 0.4 |
Bashkia Korçe | 324808233 | 2.7 |
Bashkia Kruje | 219206991 | 1.9 |
Bashkia Kuçove | 118949858 | 1.0 |
Bashkia Kukes | 249565824 | 2.1 |
Bashkia Kurbin | 183099703 | 1.5 |
Bashkia Lezhe | 230553317 | 1.9 |
Bashkia Libohove | 35241284 | 0.3 |
Bashkia Librazhd | 169886918 | 1.4 |
Bashkia Lushnje | 284764889 | 2.4 |
Bashkia Malësi e Madhe | 184092417 | 1.6 |
Bashkia Maliq | 204938168 | 1.7 |
Bashkia Mallakastër | 122349875 | 1.0 |
Bashkia Mat | 142129248 | 1.2 |
Bashkia Memaliaj | 82220151 | 0.7 |
Bashkia Mirditë | 152289462 | 1.3 |
Bashkia Patos | 95542131 | 0.8 |
Bashkia Peqin | 96789983 | 0.8 |
Bashkia Permet | 85975829 | 0.7 |
Bashkia Pogradec | 261066363 | 2.2 |
Bashkia Poliçan | 72694083 | 0.6 |
Bashkia Prenjas | 117256310 | 1.0 |
Bashkia Pukë | 82122994 | 0.7 |
Bashkia Pustec | 25369071 | 0.2 |
Bashkia Roskovec | 81881895 | 0.7 |
Bashkia Rrogozhine | 99534819 | 0.8 |
Bashkia Sarande | 95102376 | 0.8 |
Bashkia Selenice | 129843256 | 1.1 |
Bashkia Shijak | 96760451 | 0.8 |
Bashkia Shkoder | 490678809 | 4.1 |
Bashkia Skrapar | 104519543 | 0.9 |
Bashkia Tepelene | 62243335 | 0.5 |
Bashkia Tiranë | 1531458969 | 12.9 |
Bashkia Tropojë | 150080149 | 1.3 |
Bashkia Ura vajgurore | 91895035 | 0.8 |
Bashkia V.Dejes | 154016408 | 1.3 |
Bashkia Vlore | 383792509 | 3.2 |
Bashkia Vore | 86140000 | 0.7 |
Keshilli Qarku Berat | 27067993 | 0.2 |
Keshilli Qarku Diber | 29652553 | 0.3 |
Keshilli Qarku Durres | 28470211 | 0.2 |
Keshilli Qarku Elbasan | 46991579 | 0.4 |
Keshilli Qarku Fier | 31817625 | 0.3 |
Keshilli Qarku Gjirokaster | 29783980 | 0.3 |
Keshilli Qarku Korce | 46495324 | 0.4 |
Keshilli Qarku Kukes | 28858371 | 0.2 |
Keshilli Qarku Lezhe | 26025582 | 0.2 |
Keshilli Qarku Shkoder | 45140064 | 0.4 |
Keshilli Qarku Tirane | 64456216 | 0.5 |
Keshilli Qarku Vlore | 35240503 | 0.3 |
Shuma | 11,833,246,987 | 100.0 |