Bota

Fitorja e Netanjahut dhe shqetësimet e Uashingtonit

Nuk është sekret se Obama dhe Netanyahu nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe rizgjedhja e Netanjahut nuk është shenjë e mirë për marrëdhëniet izraelito-amerikane.

Benjamin Netanjahu arriti më në fund të fitonte dhe sikurse mund edhe të imagjinohet, Presidenti amerikan Barack Obama është i zhgënjyer për këtë fitore, sepse prezantimin e fundit të Netanjahut në SHBA Obama me sa duket e konsideron si një fyerje personale. Kryeministri izraelit sulmoi disa ditë para zgjedhjeve në Izrael gjatë një fjalimi para Kongresit amerikan një nga objektivat thelbësore të politikës së Obamës – një marrëveshje me Teheranin në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Disa analistë e vlerësuan këtë veprim të Netanjahut si një goditje të thellë për marrëdhëniet SHBA-Izrael. Por rizgjedhja e Netanyahut duket se duket është favorizuar mjaft prej fjalës së tij në Capitol Hill – gjë që u realizua me mbështetjen e opozitës republikane.

“Frikësim dhe panik”

“Një fitore e jashtëzakonshme në minutën e fundit për Netanyahun,” komenton drejtori i Qendrës për Lindjen e Mesme në Universitetin e Kalifornisë, Steven Spiegel. “Ai ka marrë si shembull republikanët në Shtetet e Bashkuara dhe u afrua fort me ta”, thotë Spiegel. Në mënyrë të ngjashme gjykon edhe zëvendësdrejtori i Qendrës së Lindjes së Mesme në Universitetin Verilindor në Boston, Dov Waxman-it: “Taktika e frikësimit dhe e panikut që ndoqi Netanjahu e arriti qëllimin.”

Një fitore e Izchak Herzog do të sillte një fillim të ri për marrëdhëniet izraelito-amerikane. Ndërkohë që një periudhë e re qeverisjeje e Netanjahut do ta pengojë fillimisht riafrimin e të dy qeverive. “Nuk është sekret se Obama dhe Netanyahu nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin”, thotë drejtorja e Qendrës së Lindjes së Mesme të Rand Corporation, Dalia Dassa Kaye. “Marrëdhënia e tyre u përkeqësua më tej pas pak vërejtjeve të pamenduara mirë të Netanjahut para Kongresit amerikan.”

Si një fitore për republikanët

Nga ana tjetër, republikanët dhe partia Likud e Netanjahut janë lidhur ngushtë me njëri-tjetrin në vitet e fundit. Fjalimi Netanjahut, i cili shoqëroi letrën e 47 senatorëve republikanë në adresë të Teheranit, nuk dëmtoi vetëm përpjekjet e Obamës, por ishte një dimension krejt i ri.

Ky polarizim ka çuar në një situatë të veçantë, në të cilën “fitorja e Netanjahut është perceptuar edhe si një fitore për republikanët”, thotë Dalia Dassa Kaye. “Kjo nuk është në interesin tonë kombëtar dhe mund të thuhet se rizgjedhja Netanjahut, e thellon më tej hendekun mes demokratëve dhe republikanëvej.”

Një pasojë do të jetë që “edhe më shumë amerikanë do ta vënë në pikëpyetje mbështetjen e tyre themelore për Izraelin nga refuzimit i tyre për Netanjahun”, thotë Steve Spiegel. “Kjo vlen sidomos për komunitetin hebre në Amerikë, i cili do të jetë më i përçarë se kurrë.”

Asnjë konsideratë për qëllimet e Uashingtonit

Pak para votimeve Netanjahu njoftoi se do të bëjë gjithçka të mundshme për të parandaluar krijimin e një shteti palestinez. Ai minoi kështu që qëllim tjetër madhor të qeverisë së SHBA-së: procesin e paqes në Lindjen e Mesme. “Procesi i paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve me siguri që nuk do mund të ringjallet nga një qeveri e krahut të djathtë në Jeruzalem,” thotë Waxman.

Jeruzalemi dhe Uashingtoni janë në kurs konfrontimi si për këtë çështje, edhe për programin bërthamor iranian. Pozicionet përkatëse janë ngurtësuar, shanset për afrim janë të pakta. “Nëse Netanjahu do të kryesojë qeverinë e ardhshme izraelite kjo nuk do të jetë e mirë për marrëdhëniet izraelito-amerikane,” thotë me pesimizëm Dov Waxman në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme midis dy qeverive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button