☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,597 ▲1.04%
DOW 46,753 ▲0.89%
NASDAQ 21,923 ▲1.54%
NAFTA 99.64 ▼1.72%
ARI 4,809 ▲2.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,786 ▲ +2.75% ETH $2,133 ▲ +3.51% XRP $1.3554 ▲ +2.73% SOL $83.5700 ▲ +3.03%
S&P 500 6,597 ▲1.04 % DOW 46,753 ▲0.89 % NASDAQ 21,923 ▲1.54 % NAFTA 99.64 ▼1.72 % ARI 4,809 ▲2.78 % S&P 500 6,597 ▲1.04 % DOW 46,753 ▲0.89 % NASDAQ 21,923 ▲1.54 % NAFTA 99.64 ▼1.72 % ARI 4,809 ▲2.78 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Fitorja e PS në njësinë nr.10/ Veliaj: Faleminderit Fatmir Xhafaj! Numëruesit tanë do punojnë me orare të zgjatura, ftoj të bëjnë të njëjtën gjë edhe të opozitës

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, për Partinë Socialiste, Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë për fitores së PS në njësinë nr.10, ku ishte implementuar edhe votimi elektronik.
Teksa ka falënderuar edhe kandidatin për deputet Fatmir Xhafaj, i cili kishte siguruar 2795 vota, i ndjekur nga Ogerta Manastirliu me 281 vota, Veliaj i bëri thirrje numëruesve të opozitës që sikurse numëruesit e mazhorancës të vijojnë numërimin pa ndërprerje, që të kemi sa më parë rezultatin përfundimtar.

Veliaj: Kjo është skuadra jonë e mrekullueshme e njësisë 10. Falënderoj të gjithë ata që punuan fort, për fitoren tonë në njësinë 10. Falënderoj edhe Fatmir Xhafajn.

Dua të ndaj disa konkluzione. Ju ftoj të gjithë ju që numëruat në njësinë nr.10 dhe të gjithë ju që jeni duke numëruar, t’i shkojmë këtij procesi deri në fund. E ndaj bashkë me kolegët e opozitës mendimin që ne kishim zgjedhje të shkëlqyera dhe s’ka kohë për pushim. Dua të shpreh angazhimin e PS dhe Ramës që numëruesit tanë do të bëjnë maksimumin që do punojnë me orare të zgjatura dhe këtë do t’i kërkoja edhe palës tjetër sepse aq më shpejt ne do mund t’i kthehemi punëve për Shqipërinë tonë.

Për të gjithë ata që votuan masivisht që na dhanë fitoren në njësinë 10, ju falënderoj nga zemra që zgjodhët të na jepni një mandat të fortë. Për ata që nuk na votuan ju them se do ju shërbejmë me respekt dhe do jemi aty për çdo nevojë të komunitetit, pavarësisht bindjeve dhe votës suaj, se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë.

Mezi pres që nga mbyllja e kësaj fushate, për të pasur vota dhe mandatin do doja të fillonim një tjetër fushatë, vëllazërie, besimi, një fushatë me shqiptarë të tjerë që mendojnë ndryshe nga ne, por kanë të njëjtat ambicie dhe ëndrra për qytetin tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.