🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.21 ▲2.16%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,717 ▲ +4.4% ETH $2,317 ▲ +2.11% XRP $1.2552 ▲ +12.6% SOL $87.5000 ▲ +1%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Fjalimi i Ministrit të Popullsisë në Parlament

Nga MARKO TUENI

Zonja dhe zotërinj deputetë,
kam një lajm shumë të mirë për ju: Shqipëria po shtohet.

E di që disa prej jush mund të shohin shifra që tregojnë se njerëzit po largohen, se të rinjtë po ikin, se qytetet dhe fshatrat po zbrazen. Por ju lutem, mos u merrni me këto hollësi teknike.

Ne kemi një qasje të re.

Popullsia nuk është vetëm çështje e atyre që jetojnë këtu. Popullsia është edhe çështje e atyre që vendosin të bëhen shqiptarë.

Dhe këtu kemi rezultate konkrete.

Rasti më i fundit është Erik Adams. Ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut kërkoi shtetësinë shqiptare dhe ne ia dhamë. Me dekret, me procedurë, me vulë.

Pra, ndërkohë që disa qytetarë tanë zgjedhin të largohen, ne po bëjmë zëvendësim të drejtpërdrejtë.

Një ikën, një vjen.
Bilanci mbahet.

Kjo është politikë moderne e popullsisë.

Madje, nuk është vetëm çështje numrash. Është edhe çështje cilësie. Nuk po marrim këdo. Po marrim figura të njohura, me përvojë ndërkombëtare, si Erik Adams.

Kjo rrit profilin e vendit.

Sa për ata që pyesin pse po jepet shtetësia, përgjigjja është shumë e thjeshtë: sepse shteti ka të drejtë ta japë.

Dhe kur shteti ka të drejtë, nuk është i detyruar të japë shpjegime për çdo vendim.

Prandaj, mos u shqetësoni për largimet.
Mos u shqetësoni për statistikat.

Shqipëria nuk po zvogëlohet.

Shqipëria po shtohet.
Dhe rasti i Erik Adams është vetëm fillimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.