☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.95 ▼0.19%
ARI 4,134 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,616 ▲ +2.69% ETH $2,426 ▲ +4.25% XRP $1.3261 ▲ +3.45% SOL $96.9600 ▲ +3.72%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.95 ▼0.19 % ARI 4,134 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.95 ▼0.19 % ARI 4,134 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit

Komanda Qendrore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se aeroplanmbajtësi, USS George Washington, ka arritur në Detin Arabik.

Deti Arabik lidh veriun e Gjirit të Omanit dhe më pas Ngushticën e Hormuzit.

Ky dislokim vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, pretedon se Uashingtoni ka kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, teksa Irani thotë se rruga jetike ujore do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të zbatojë disa kushte të Republikës Islamike.CENTCOM publikoi më 20 gusht një fotografi në X të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses në kuvertë, në Detin Arabik, dhe tha se Grupi Sulmues i Aeroplanmbajtëses George Washington kishte hyrë një ditë më parë në zonën e përgjegjësisë së komandës dhe do të operojë në rajon si pjesë e dislokimit të planifikuar.

The Wall Street Journal, CNN dhe NBC News raportuan se USS George Washington po dërgohej në Lindjen e Mesme për të zëvendësuar USS Abraham Lincoln. CNN, duke cituar një zyrtar amerikan, tha se rotacioni ishte planifikuar paraprakisht.

Kjo lëvizje vjen në mes të raportimeve për mungesa ushqimesh dhe furnizimesh, probleme teknike, rënie të moralit dhe shqetësime për shëndetin mendor në bordin e aeroplanmbajtësit Lincoln, pas muajsh qëndrimi në det.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se raportimet për kushtet e vështira në bordin e anijes ishin “krejtësisht të shtrembëruara” dhe se ushtria po bënte gjithçka të mundur për të mbështetur ekuipazhin.

Abraham Lincoln u largua nga San Diego në nëntor të vitit 2025 dhe ka qëndruar për më shumë se tetë muaj i dislokuar, përfshirë më shumë se 200 ditë radhazi pa hyrë në një port për të bërë një ndalesë substanciale. Dislokimet e aeroplanmbajtësve amerikanë zakonisht zgjasin rreth gjashtë deri në nëntë muaj, megjithëse mund të zgjaten gjatë kohës së luftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.