FMN: Banka e Shqipërisë plan të posaçëm mbikëqyrjeje për operatorët e rinj të sistemit bankar
Banka e Shqipërisë ka miratuar një plan mbikëqyrjeje intensiv në operatorët e rinj të sistemit bankar. Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e dytë të marrëveshjes së re me Shqipërinë të Post Programit analizoi se sektori bankar po finalizon një konsolidim të ndjeshëm, nga 16 banka deri në vitin 2016 në 13 aktualisht. Nëpërmjet këtij procesi, pronësia është zhvendosur nga bankat e BE-së tek lojtarë të rinj, disa pa përvojë në bankë. Sipas Fondit kjo ngre shqetësime në lidhje me cilësinë e kapaciteteve menaxhuese.
Për të përballuar këto rreziqe, B e Shqipërisë ka miratuar më një plan inspektimi intensiv për bankat me aksionrre të rinj. Këto masat janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga banka qendrore për të harmonizuar më tej kuadrin rregullator me atë ndërkombëtar.
Dobësitë strukturore në kredi e dispozita ndikojnë në kanalin e kredisë, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe pengojnë transmetimin e politikës monetare. Ecuria e kredisë ka qenë e dobët gjatë shtatë viteve të fundit, por kohët e fundit disa shenja rimëkëmbje po duken në segmentet specifike të tregut (monedha vendase dhe huaja për familjet).
FMN vuri në dukje se inspektimet në bankat e mëdha nga një herë në dy vite duhet të inspektohen një herë në vit në mënyrë që të identifikohen në kohë rreziqet që rrjedhin nga ekspozimet e mëdha dhe kreditimi i palëve të ndërlidhura.
FMN rekomandoi zhbllokimin kredisë nëpërmjet një rezolute përfundimtare që përfshin
ngërçin me përmbaruesit për strukturën e re tarifore, zbatimin e plotë të ligjit të falimentit dhe masat e tjera të qeverisë për të mbështetur de-euroizimin e mëtejshëm. Stafi FMN gjithashtu rekomandoi veprime për të ulur më tej NPL-të.
Fondi gjithashtu theksoi rëndësinë e sigurimit të mbikëqyrjes në sektorin financiar jobankar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), i cili është duke përgatitur në mënyrë progresive kuadrin rregullator të nevojshëm.
Banka e Shqipërisë mbajti një politikë monetare akomoduese, ku norma bazë është në rekorde të ulta historike vetëm 1 %.