Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.43 ▲0.44%
ARI 4,416 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,450 ▲ +0.29% ETH $1,923 ▲ +1.23% XRP $1.0078 ▲ +1.09% SOL $77.5000 ▲ +1.76%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.43 ▲0.44 % ARI 4,416 ▼0.11 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.43 ▲0.44 % ARI 4,416 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Çifti amerikan që shiti shtëpinë dhe la punën për të jetuar në Shqipëri

– Një shtëpi e rinovuar plotësisht, dy punë me të ardhura gjashtëshifrore që mund të kryheshin në distancë dhe një jetë e qëndrueshme, e ndërtuar hap pas hapi, megjithatë, në një moment e gjithë kjo nuk mjaftoi më dhe zgjedhja ishte të linin gjithçka pas për të nisur nga e para në Shqipëri, shkruan ilmessaggero.it.

Kjo është historia e çiftit amerikan Sam Correll, 38 vjeç, dhe Spencer Claiborne, 30 vjeç, të cilët në gusht të vitit 2024 u zhvendosën në Sarandë, qyteti bregdetar rreth 30 minuta larg Korfuzit.

Sot, ata ndihmojnë edhe njerëz të tjerë që duan të ndjekin të njëjtën rrugë.

Përvoja e tyre, e rrëfyer për ”Business Insider”, lindi nga heqja dorë prej një modeli të paracaktuar jetese dhe dëshira për të nisur nga e para, pa pritur pensionin.

Kthesa pas lodhjes

Claiborne i përshkruan vitet para largimit si një përpjekje të vazhdueshme për t’iu përshtatur dhe për të jetuar sipas një modeli të paracaktuar; shtëpi në pronësi, punë e qëndrueshme dhe fundjava të kaluara duke rregulluar shtëpinë.

“Si shumë njerëz, unë dhe Sam punuam për të ndjekur atë që konsiderohet si ëndrra amerikane dhe ia dolëm”, tregon ai.

Gjatë pandemisë, çifti kishte rinovuar plotësisht shtëpinë e tyre, një angazhim që, sipas tij, ishte bërë gjithëpërfshirës.

“Ndihesha sikur çdo të shtunë dhe të diel e kaloja në Home Depot dhe më pas gjithë javën duke punuar në një kabinë zyre”, thotë Claiborne.

Correll konfirmon një ndjesi të ngjashme lodhjeje, e lidhur më shumë me monotoninë sesa me lodhjen e vërtetë fizike.

“Nuk ishte vërtet përmbushëse. Kishim bërë atë që duhej të bënim, kishim ndërtuar atë jetë, por në atë pikë nuk po bënim më asgjë të re”, shprehet ai.

Prej këtu lindi vendimi për të thyer këtë model, pa pritur momentin e duhur për ta bërë këtë.

Claiborne është i qartë në këtë pikë; “nuk donim të prisnim derisa të dilnim në pension, të plakeshim apo derisa njëri prej nesh të përballej me ndonjë problem shëndetësor, përpara se të vendosnim se donim të shihnim botën”.

Si përfunduan në Shqipëri?

Zhvendosja në Shqipëri nuk ishte pjesë e planit fillestar.

Siç tregon Correll, gjithçka nisi me një udhëtim tremujor në disa vende evropiane, përfshirë Italinë, Maltën, Portugalinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim eksplorimin e mundësive të ndryshme.

Vetëm pasi u kthyen në shtëpi, të dy vendosën se vërtet donin të zhvendoseshin.

“Kishte kuptim, duke pasur parasysh situatën e tregut të pasurive të paluajtshme në të cilin ndodheshim, kështu që e nxorëm shtëpinë në shitje”, tregon Correll.

“Më pas ishte më shumë çështje për të kuptuar se ku mund të shkonim dhe ku mund të qëndronim për njëfarë kohe, ndërsa hartonim një plan afatgjatë”.

Përparësitë e Shqipërisë

Zgjedhja e Shqipërisë erdhi kryesisht për arsye praktike që lidhen me vetëpunësimin.

Sipas Claiborne, sipërmarrja përfaqësonte rrugën më realiste për t’u zhvendosur në rajon pa pritur daljen në pension.

“Këtu është një mundësi e madhe për të qenë sipërmarrës”, thotë ai.

Por, avantazhi praktik që e bëri Shqipërinë zgjedhjen konkrete ishte procedura relativisht e thjeshtë e qëndrimit për shtetasit amerikanë.

“Lejon të qëndrosh për 12 muaj pa pasur nevojë për vizë”, shpjegon Claiborne.

Për të qëndruar më gjatë, çifti zgjodhi një leje qëndrimi të lidhur me krijimin e një aktiviteti sipërmarrës. Brenda rreth gjashtë muajve nga mbërritja, ata arritën të siguronin një leje qëndrimi pesëvjeçare. Sipas Correll, shpenzimet totale për të dy ishin më pak se 2 000 dollarë.

Të linin pas gjithçka

Për Correll, elementi i vërtetë që i ndihmoi të nisnin me sukses një jetë të re ishte vendimi për t’u çliruar pothuajse plotësisht nga pasuritë e tyre materiale, përfshirë edhe sendet familjare të grumbulluara ndër vite.

“Ne lamë gjithçka pas. Lamë pas gjërat tona dhe lamë pas jetën tonë të vjetër”, thotë ajo.

Claiborne ndan të njëjtin këndvështrim, duke i përshkruar sendet e grumbulluara më shumë si një peshë sesa si një lidhje me të kaluarën.

“Ajo që kuptova gjatë atij procesi ishte se ishin gjërat tona ato që na mbanin të lidhur.

Duke punuar me njerëz të tjerë që zhvendosen jashtë vendit, e kemi kuptuar këtë.

Është jashtëzakonisht çliruese, por gjithashtu jashtëzakonisht e vështirë të heqësh qafe të gjitha sendet që përbëjnë jetën tënde. Për shumë njerëz, gjërat janë vërtet një peshë.

Claiborne vëren në fund se shumica e njerëzve që zhvendosen në Shqipëri janë në moshë më të madhe dhe shpesh vijnë me një leje qëndrimi si pensionistë, ndërsa njerëzit më të rinj janë ende të paktë.

Pikërisht për këtë arsye, sipas tij, momenti i duhur për të provuar një rrugëtim të tillë është kur je ende në kohë për të ndryshuar drejtim nëse gjërat nuk funksionojnë.

“Sidomos kur zhvendosesh jashtë vendit kur je i ri, duhet të kesh një qëndrim të tillë ‘të paktën ta provoj’. Nuk ke pse të vendosësh përfundimisht se do të zhvendosesh jashtë vendit ose se do të jetosh përgjithmonë në Shqipëri. Por, e bukura e ta bërit këtë kur je i ri është se mund të thuash ‘në rregull, po e provoj. Dhe nëse nuk funksionon, kam ende kohë të bëj diçka tjetër”.

Për të, në fund të fundit, motivimi i vërtetë ishte ndërgjegjësimi se heqja dorë nga përpjekja për ta bërë këtë do të ishte një pendesë më e madhe sesa vetë rreziku që morën. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.