☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Nafta bie mbi 3% pas sinjaleve për një marrëveshje SHBA-Iran

NJU JORK, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Çmimet ndërkombëtare të naftës ranë me më shumë se 3% sot, pasi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se Shtetet e Bashkuara e Amerikës dhe Irani mund të arrijnë një marrëveshje brenda një ose dy ditësh për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe garantimin e lirisë së lundrimit për anijet tregtare.

Deklarata e Bessent rriti optimizmin në tregjet financiare, pasi një marrëveshje e tillë do të ulte rrezikun e ndërprerjeve në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Ngushtica e Hormuzit është një korridor strategjik për eksportet e naftës nga vendet e Gjirit  dhe çdo tension në këtë zonë ndikon menjëherë në çmimet globale të energjisë.

Pas komenteve të tij, nafta amerikane WTI ra me 3,87%, duke zbritur në 77,23 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, nafta “Brent”, standardi ndërkombëtar, humbi 3,10% të vlerës, duke u tregtuar me 81,17 dollarë për fuçi.

Bessent tha në një intervistë për CNBC se ekziston mundësia që palët të arrijnë një marrëveshje “sot ose nesër”, e cila do të çonte drejt rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe një situate më të normalizuar në konfliktin rajonal.

Sipas tij, fokusi i marrëveshjes do të jetë garantimi i lirisë së kalimit për anijet tregtare.

Analistët vlerësojnë se tregjet reaguan menjëherë ndaj perspektivës së uljes së tensioneve gjeopolitike.

Investitorët besojnë se një qarkullim i sigurt i anijeve në Hormuz do të zvogëlonte rrezikun e mungesave në furnizimin global me naftë, duke ushtruar presion për uljen e çmimeve.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se luhatjet mund të vazhdojnë derisa të ketë një konfirmim zyrtar të marrëveshjes.

Çdo zhvillim i ri në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe në çmimet e karburanteve në mbarë botën./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.