☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.24% ETH $2,236 ▼ -0.4% XRP $1.1627 ▼ -0.61% SOL $89.0800 ▼ -1.18%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE forcon masat kundër kontrabandës së emigrantëve pas krizës në Ceuta

BRUKSEL, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të forcojnë luftën kundër rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve, të përshpejtojnë kthimin e personave pa të drejtë qëndrimi dhe të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit, pas një video-konference të jashtëzakonshme mbi krizën e fundit migratore në enklavën spanjolle të Ceutës.

Takimi u zhvillua pasi dhjetëra mijëra emigrantë mbërritën javën e kaluar në territorin spanjoll në Afrikën e Veriut nga Maroku, duke shkaktuar tensione mes Spanjës dhe disa shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas deklaratës së përbashkët, ministrat ndanë qëndrimin se është e domosdoshme të vazhdohet pa ndërprerje goditja e rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve, të forcohen kthimet e emigrantëve të parregullt, të rritet siguria në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe të thellohen partneritetet me vendet e treta për të parandaluar flukset e paligjshme migratore.

Po ashtu, ministrat theksuan nevojën për të përmirësuar ndërgjegjësimin e përbashkët mbi situatën në terren, përmes shkëmbimit më të mirë të informacionit dhe monitorimit më efektiv të rrjeteve sociale, me qëllim identifikimin në kohë të zhvillimeve që mund të ndikojnë në sigurinë kufitare.

Në deklaratë u nënvizua gjithashtu se komunikimi gjatë krizave duhet të jetë më i koordinuar dhe më i unifikuar, sidomos për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të jashtëm që përdorin dezinformimin dhe manipulimin e informacionit për të ndikuar në situatën.

Javën e kaluar, deri në 60 mijë emigrantë arritën në Ceuta nga Maroku, shumë prej tyre duke notuar.

Të paktën 72 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin.

Megjithatë, shumica e emigrantëve janë kthyer tashmë në Marok, ndërsa autoritetet spanjolle bëjnë të ditur se rreth 2 500 persona ndodhen ende në Ceuta dhe procesi i riatdhesimit vazhdon./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.