Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,580 ▼0.41%
DOW 45,908 ▼0.25%
NASDAQ 21,928 ▼0.74%
NAFTA 95.39 ▼0.17%
ARI 4,663 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,122 ▲ +1.19% ETH $2,133 ▲ +0.68% XRP $1.4406 ▲ +0.17% SOL $88.8200 ▲ +1.22%
S&P 500 6,580 ▼0.41 % DOW 45,908 ▼0.25 % NASDAQ 21,928 ▼0.74 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,663 ▲1.25 % S&P 500 6,580 ▼0.41 % DOW 45,908 ▼0.25 % NASDAQ 21,928 ▼0.74 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,663 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Fondi i Ballkanit Perëndimor, marrëveshja nxit procesin e integrimit

Komisioni i Politikës së Jashtme miratoi të hënën ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e “Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij”. Në prezantimin e projektit, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, theksoi se ratifikimi i kësaj marrëveshje synon financimin e projekteve të vogla dhe të mesme në fusha të ndryshme, ku secili prej shteteve do të ketë një buxhet prej 30 mijë euro. Përmes këtij Fondi, synohet nxitje e proceseve të integrimit europian, mbështetur në modelin e Grupit të Vishegradit, tha ministri.
Nga ana jonë ka pasur një rol aktiv, nënvizoi ai, për të promovuar nismën edhe në kuadër të Presidencës së ECPS-ë, për të punuar edhe për infrastrukturën, për të vënë në dispozicion ambientet edhe burimet njerëzore. Eshtë rënë dakord që drejtori i parë ekzekutiv, të jetë shqiptar, me një mandat 3-vjeçar, spjegoi Bushati.
Ndërsa, kryetarja e komisionit, Arta Dade, tha se është parashikuar kohë më parë që Tirana do të jetë kryeqyteti për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër dhe të nismave të reja dhe angazhimit serioz që ka Republika e Shqipërisë për bashkëpunimin rajonal.

Kjo marrëveshje u ratifikua sot dhe nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe Komisioni i Integrimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.