“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka shprehur mbështetjen e saj për kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë në futboll përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Artistja ka ndarë një fotografi ku shfaqen flamujt e të dy vendeve, të shoqëruar me një mesazh inkurajues për futbollistët: “Paçi fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”.
Në imazhin e publikuar shihen gjithashtu futbollistët e të dy përfaqësueseve, me sloganet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

Kosova dhe Shqipëria përballen këtë të enjte me ndeshje vendimtare në rrugëtimin drejt Botërorit. Kosova luan ndaj Sllovakisë, ndërsa Shqipëria përballet me Poloninë, në përpjekje për të siguruar një kualifikim historik.
Mbështetja e Rita Ora për ekipet kombëtare shqiptare nuk është e re, pasi ajo shpesh ka shprehur krenarinë për origjinën e saj.
Me këtë mesazh, ajo i bashkohet valës së mbështetjes për futbollistët, duke i inkurajuar të japin maksimumin në ndeshjet vendimtare dhe të bëjnë krenarë tifozët shqiptarë kudo në botë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.